Fantazia e krijuesit provokon emocionet dhe botën tonë shpirtërore

  • 28 October 2017 - 12:33
Fantazia e krijuesit provokon emocionet dhe botën tonë shpirtërore

KRIJUESI DHE FANTAZIA

Nëse përherë jemi në kontakt me veprat artistike; aq më lehtë do ta njohim fantazinë dhe imagjinatën e krijuesit

SHKRUAN: MR. BISLIM ALIU

Është fare e kuptueshme, se secili krijues fantazon në mënyrën e vet dhe atë fantazi e shpërfaq në veprën artistike. Mirëpo, disa shikues (laikë) nuk lodhen fare për ta kuptuar fantazinë e krijuesit. Dhe, mu për këtë, në galeritë tona për veprat e ekspozuara po lindin lloj-lloj pyetjesh, si: Çka na paraqet kjo vepër? Apo, " Unë asgjë s'po kuptoj nga kjo vepër? Duhet ta dimë se gjendemi në një kohë moderne, kur secili krijues është i lirë ta thotë mendimin e vet P a dyshim, kreativiteti i çdo krijuesi matet me nivelin e shpërfaqjes dhe të ndiesimit sensitiv të shprehur në veprën artistike. Ajo shpërfaqe e tij idealizuese, matet gjithnjë me nivelin e shpërfaqjes dhe me idenë idealizuese të kreativitetit ndjesor. Ndaj, çdo shprehje kreative, krijuesi e analizon me ndjesimin më të lartë shpirtëror. Dhe, mu për këtë, ai gjithnjë është në një tension të lartë shpirtëror, për ta njëmendësuar sa më mirë idealizmin e vet ndjesor në veprën artistike. Sigurisht, çdo krijues, për realizimin e veprës artistike në nivelin sa më të lartë, ai gjithsesi duhet ta ketë edhe fantazinë e vet shprehimore dhe shpirtërore, për ta krijuar veprën artistike me kreativitet sensitive e përmbajtësor. Dhe, në këtë kreativitet, secili krijues e thotë, atë që e mendon dhe e shpërfaq me përjetimin më të lartë idealizues. Zaten, këtë liri konkretizuese e shprehimore, në veprën e tij, krijuesi gjithmonë e mban në mendje kreativitetin e lartë shpirtëror. Tani jemi në një kohë moderne, kur shpërfaqja e kreativitetit është e pakufishme, kur secili e ka udhën e vet të trasimit kreativ dhe, për këtë, mund të lindin ndonjëherë edhe mosmarrëveshje në mes krijuesit dhe të shikuesit. Ndaj, kjo kohë moderne ia ka trasuar udhën krijuesit ta thotë mendimin e vet dhe të lirë në veprën artistike, e në anën tjetër, edhe shikuesi ta thotë atë që e kupton për veprën e ekspozuar artistike. Dhe, ndonjëherë në këtë "pakuptueshmëri" artistike, në mes krijuesit, në njërën anë dhe të shikuesit në anën tjetër, na lindin ndonjëherë lloj-lloj pyetjesh e mendime të ndryshme, si këto: "Çfarë domethënie paraqet kjo vepër? Apo "Unë asgjë nuk po kuptoj nga kjo vepër"?!!! Përderisa krijuesi me fantazinë e vet është sorollatur për shumë kohë (muaj e vite), për ta konkretizuar imazhin veprën artistike, e shikuesi (disa) përpiqen që për një kohë të shkurtër ta kuptojë fantazinë dhe domethënien e veprës artistike. "Mona Lisa" nga Leonardo është krijuar për 4 vjet. Edhe "Kapela Sikstine" e Mikelangjelos po ashtu është krijuar për 4 vjet. E shikuesi (laik) i yni dëshiron që për një kohë të shkurtër ta kuptojë gjithë atë mund shpirtëror dhe sakrificën kohore për një kohë të shkurtër!!! 

FANTAZIA E KRIJUESIT IA ÇEL UDHËN EDHE FANTAZISË SË SHIKUESIT

Është fare e kuptueshme, se secili krijues fantazon në mënyrën e vet dhe, atë fantazi mundohet ta shpërfaqë në veprën artistike. Mirëpo, disa shikues (laikë) nuk lodhen fare, për ta kuptuar fantazinë e krijuesit. Dhe, mu për këtë, në Galeritë tona për veprat e ekspozuara po lindin lloj-lloj pyetjesh, si: "Çka na paraqet kjo vepër"? Apo, "Unë asgjë s'po kuptoj nga kjo vepër"? Duhet ta dimë, se gjendemi në një kohë moderne, kur secili krijues është i lirë ta thotë mendimin e vet dhe, në anën tjetër, edhe shikuesi mund ta thotë, mendimin e vet, ashtu si e kupton veprën artistike. Njëherë në një ekspozitë personale që e ka organizuar piktori i madh Pikaso, disa shikues e kanë pyetur në lidhje me domethëniet e veprave artistike. Ai iu ka përgjigjur atyre: "Unë nuk di me ju tregu domethëniet e veprave të mia, meqë të gjithëve na pëlqejnë cicërimat e zogjve, e askush nuk pyet për domethëniet e tyre"! Pra, shikuesi që bën këso pyetjesh tregon dendur mosseriozitetin, paaftësinë e vet dhe, sigurisht shkallën e ulët të fantazisë dhe të imagjinatës. Ndaj, shikuesit e tillë, që bëjnë këso pyetjesh, është vështirë, edhe nëse duhet t'ua komunikosh ndonjë vepër, meqë shkalla e ulët e interesimit dhe e fantazisë së tij nuk e pranon shkallën e lartë të kreativitetit të krijuesit! Megjithatë, t'i kthehemi edhe njëherë laikut tonë, për njohjen e artit dhe thënies së tij: "Unë nuk di asgjë për artin? A ekzistojnë me të vërtetë njerëz të tillë? Sinqerisht mendoj se nuk ekzistojnë njerëz të tillë. Por, këta njerëz nuk e kanë fantazinë e zhvilluar dhe, besa, nuk lodhen fare, për ta kuptuar veprën dhe fantazinë e krijuesit. Ndaj, mu këtu është esenca e të kuptuarit dhe të moskuptuarit. Dihet mirëfilli, se me art nga të sillemi takohemi me te; reklama të ndryshme, pano, piktura, skulptura, përmendore të ndryshme, enteriere të shtëpive, rregullimi hapësinor, revista të ndryshme, libra artistikë… Pra, nga të sillemi jemi të rrethuar (ndeshemi) me art dhe me të bukurën. Dhe, është e pamundur të mos dimë asgjë për artin dhe për të bukurën!…

KRIJUESI PËRHERË DUHET TË MENDOJË EDHE NË FANTAZINË E SHIKUESIT

Krijuesi i mirëfilltë, gjatë kreativitetit të ndjesor e sensitive, përherë duhet të mendojë edhe në kërkesat e shikuesve, por edhe në imagjinatën e tyre. Dihet mirëfilli se imagjinata e disa krijuesve është gjithsesi shumë më e avancuar sesa imagjinata e disa shikuesve, të cilët të shumtën e herëve, gjatë hapjes së ekspozitave, nëpër galeritë tona, kërkojnë sqarime për veprat e prezantuara. Ata (disa) janë nën nivelin e imagjinatë së krijuesit, dhe, mu për këtë, kreativiteti imagjinar i krijuesit ndonjëherë nuk përputhet me imagjinatën dhe fantazinë e shikuesit. Dhe, mu për këtë edhe lindin mendime e thënie të moskuptimit! Krijuesi nuk krijon vetëm për vete. Ai krijon edhe për të tjerët. Andaj, ky proces i kreativitetit, nuk është i kryer në tërësi, përderisa nuk do t'i plotësojë edhe kënaqësitë e të tjerëve. Krijuesi, përherë, me kreativitetin e tij ndjesor, kërkon përkrahje. Pra, nuk do izolim nga shikuesit. Ai e do shikuesin e vet dhe, çdoherë mundohet t'ia plotësojë dëshirat dhe kërkesat e tij! Andaj, nëse përherë jemi në kontakt me veprat artistike; aq më lehtë do ta njohim fantazinë dhe imagjinatën e krijuesit. Sigurisht, dallimi do të jetë vetëm, në çfarë shkalle (niveli) të kuptueshmërisë, do të jetë shpërfaqja artistike , në mes krijuesit dhe të shikuesit. "Njihe botën tënde; ose hyr thellë në botën tënde, si kusht që të depërtosh në botën e të tjerëve" - ka thënë piktori i madh V.Gog. Përndryshe, nëse jemi larg veprave artistike, ose fundi i fundit, nuk hyjmë thellë në thelbin dhe në domethënien e veprës së krijuar; medoemos do t'i bashkëngjitkemi asaj mase të vogël shikuesish, të cilët vazhdimisht do të shprehen: "Asgjë nga kjo vepër nuk po kuptoj" ose "E njoh vetëm atë që më pëlqen" ?!...

(Kosova Sot)