Ateisti e gjen Zotin, pas një përvoje afër vdekje

  • 31 October 2017 - 17:18
Ateisti e gjen Zotin, pas një përvoje afër vdekje

KRITIKË E FILMIT 'LET THERE BE LIGHT'

Kevin Sorbo luan rolin e Sol Harkensit, një ateisti me famë, i cili së fundmi kishte shkruar librin "Aborting God". Në fillim të filmit ai shihet duke debatuar me një prift (Gary Grubbs), duke e bërë atë për pesë pare

"Let There Be Light" paraqet një aferë të qartë familjare për ish- yllin e "Hercules"-it, Kevin Sorbo, i cili luan në këtë film dhe bën debutimin si redaktor. Skenarin e ka bashkëshkruar nga gruaja e tij, Sam Sorbo, e cila luan në film ish gruan e personazhit, e në film paraqiten edhe djemtë e tyre, Braden dhe Shane. Por, derisa publiku i krishterë do ta mirëpres këtë film, shikuesit ateistë mund të ndihen sikur i ka ndaluar ndonjë prift në rrugë dhe ua ka zënë udhën. 

Religjioni i tij personal është seksi, droga dhe rokënroli

Kevin Sorbo luan rolin e Sol Harkensit, një ateisti me famë, i cili së fundmi kishte shkruar librin "Aborting God". Në fillim të filmit ai shihet duke debatuar me një prift (Gary Grubbs), duke e bërë atë për pesë pare. Duke e pyetur priftin pse Zoti ia mori djalin e vogël, i cili vdiq nga kanceri, Sol deklaron se religjioni i tij personal është "seksi, droga dhe rokënroli" dhe e krahason Kishën katolike me ISIS-in.

Për katër minuta, gjendet në vdekje klinike

Shikuesit e kanë të vështirë që ta dinë se çfarë rruge do të marrë ngjarja e filmit. Nuk vonon shumë dhe Sam, duke vozitur i dehur, bën aksident dhe, për katër minuta, gjendet në vdekje klinike. Gjatë asaj kohe ai ribashkohet me djalin e vdekur, i cili i thotë atij se "duhet të kthehesh". Ai po ashtu e thotë edhe fjalinë e cila më pas bëhet titull i filmit. Përkundër asaj se doktori i thotë atij se kjo përvojë ishte vetëm pjellë e trurit të tij, për shkak të gjendjes pas aksidentit, Sol 'sheh dritën' dhe i përkushtohet Krishtit. Rolet në këtë film i luajnë: Kevin Sorbo, Sam Norbo, Daniel Roebuck, Danielle Artese, Gary Grubbs, Olivia Fox, Michael Franzese, Braeden Sorbo, Shane Sorbo; regjinë e ka bërë Kevin Sorbo, derisa skenarin e kanë shkruar Sam Sorbo, Dan Gordon. 

(Kosova Sot)