Shtatë gjëra që nuk i keni ditur rreth aktorit Liam Neeson

  • 09 November 2017 - 18:28
Shtatë gjëra që nuk i keni ditur rreth aktorit Liam Neeson

Mund të jetë njëri ndër aktorët më të bereqetshëm të Hollivudit, por Liam Neeson mbetet edhe njeri i mistereve. Mirëpo, të paktën shtatë prej tyre ia kemi zbuluar ne.

1. Ka punuar për "Guinness"-in, si punëtor fizik. Pasi kishte mbaruar kolegjin, Neeson nuk dinte çka donte nga e ardhmja, prandaj kishte bërë disa punë me gjysmë orari, duke përfshirë edhe punën e shoferit të kamionit dhe të 'pirunit' për kompaninë 'Guinness'.

2. E provoi fatin si futbollist profesional. Klubi i Dublinit, "Bohemians" e mori Neesonin në provë dhe ai luajti një lojë për të. Por, atij nuk iu ofrua kontrata.

3. Donte që të bëhej mësues. Kaloi dy vjet në një kolegj mësuesie në Njukestëll të Anglisë, por më në fund e pa se ky profesion nuk ishte për të.

4. Ishte kampion boksi i Irlandës Veriore. I gjatë dhe i shpejtë, Neeson ishte një amator i zoti i boksit. Ekspertët besojnë se ai kishte elemente që të bëhej edhe boksier profesional. Fitoi titullin e kampionit në boksin amator.

 5. Muhammed Ali ishte heroi i fëmijërisë së tij. Duke u rritur në një vend me ndarje fetare, Neeson kishte gjetur te boksieri Ali heroin e fëmijërisë së tij. Ai e kishte takuar heroin e tij në vitin 1981, kur nga eksitimi i madh, nuk kishte arritur t'i thoshte asgjë tjetër, pos "Muhammed, të dua". Ai e kishte përqafuar dhe, më pas, ia kishte dhënë një nënshkrim.

 6. Një vajzë e joshi në aktrim. Kishte vetëm 11 vjet kur mësuesi i dramaturgjisë, në shkollë, ia caktoi një rol për ta luajtur. Ai e mori atë rol meqë një vajzë që i pëlqente, po ashtu luante në atë shfaqje.

7. Roli i tij i ardhshëm është ai i spiunit. Do ta luajë rolin e ndihmësdrejtorit të FBI-së, i cili iu jep informata fshehurazi gazetarëve për rastin e presidentit Richard Nixon.

(Kosova Sot)