Filmi 'Coco' mban vendin e parë

  • 11 December 2017 - 14:24
Filmi 'Coco' mban vendin e parë

"Dramedia", e cila filloi që të shfaqej fundjavën e kaluar në 19 kinema, ka përjetuar një zgjerim në gjithsej 840 kinema në fundjavën e saj të dytë. Filmi "The Disaster Artist" i cili është mirëpritur nga kritikët, nga distributori i filmave të pavarur, 'A24', fitoi rreth 2.6 milionë dollarë të premten, duke u gjetur në vendin e katërt. 'New Line' dhe 'Warner Bros.', ku "Disaster Artist" u zhvillua për herë të parë, e kanë dërguar këtë film edhe jashtë SHBA-së. Ky film sjell rrëfimin e bërjes së filmit të regjisorit Tommy Wiseau të vitit 2003, "The Room", i cili konsiderohet njëri ndër filmat më të këqij të bërë ndonjëherë. Përpos që bën regjinë, Franco paraqitet edhe në rolin kryesor, atë të Wiseau-s. Rolet tjera i luajnë David Franco, Seth Rogen, Alison Brie, Ari Graynor, Josh Hutcherson dhe Jacki Weaver.

Ngjarja në shtëpi pensionistësh

Filmi "Disaster Artist" do të fitojë gati dyfishin e asaj që komedia "Just Getting Started" është rrugës për të fituar në debutimin e saj në 2,161 kinema. "Just Getting Started" pritet që ta zërë vendin e dhjetë me 3.6 milionë dollarë pasi që fitoi rreth 1.2 milion dollarë të premten. Ky do të jetë filmi i fundit që do ta lirojë agjencia dikur ambicioze "Broad Green Pictures", pas shuarjes së tërë produksionit të saj në gusht. Në filmin "Just Getting Started" luajnë rolet Morgan Freeman, Tommy Lee Jones, Rene Russo, Elizabeth Ashley dhe e ndjera Glenne Headly. Me një ngjarje që zhvillohet në një shtëpi pensionistësh, rrëfimi flet për një ish agjent të FBI-së dhe një avokati të kriminelëve, të cilëve iu duhet që t'i lënë dallimet anash, pasi të paraqitet mafia. Shikuesve nuk iu ka pëlqyer ky film, meqë e kanë vlerësuar me "C CinemaScore", derisa vlerësimi i "Rotten Tomatoes" është vetëm 11%.

Filmat e mëdhenj

Dy fundjavat e para të dhjetorit janë gjithmonë të qeta në aspektin e lëshimit të filmave të mëdhenj, meqë studiot përgatiten për fundin e vitit. Marrë në përgjithësi, filmi i "Disney"-t dhe "Pixar"-it, "Coco" do të mbetet në vendin e parë, në fundjavën e tij të tretë, me gati 20 milionë dollarë, duke bërë që fitimi i përgjithshëm vendor të jetë rreth 137 milionë dollarë duke përfshirë edhe të dielën. Filmi i studiove "Warner Bros." dhe DCsë "Justice League" është duke mbajtur vendin 2, derisa hiti i "Lionsgate"-s "Wonder" mbetet në vendin e tretë, derisa përgatitet të arrijë fitimin prej 100 milionë dollarësh, ditën e diel. Filmi i Disney-t dhe Marvel'it "Thor: Ragnarok", përmbyll pesëshen e parë në listë, dhe ai mund të jetë po ashtu i kënaqur me fitimet nga shitjet e biletave. Nga filmat që sapo kanë filluar të shfaqen, vlen të përmendet filmi i regjisorit Craig Gillespie "I, Tonya", me aktoren Margot Robbie në rolin kryesor dhe me Allison Janney-n në rolin e nënës së saj.

(Kosova Sot)