Heronjtë adoleshentë, të transformuar në avatarë të rritur

  • 13 December 2017 - 16:00
Heronjtë adoleshentë, të transformuar në avatarë të rritur

KRITIKË FILMIT 'JUMANJI: WELCOME TO THE JUNGLE'

Audienca e re do të duhet të kënaqet me këtë aventurë

Spencer (Alex Wolff) me disa shiringa në duart e tij, paketuar me "EpiPen" kryeson në botën e mbushur me embrione. Kështu, ai i përzien gjërat me futbollistin e dënuar Fridge (Ser'Darius Blain), narcizoitin Bethany (Madison Iseman) dhe të bukurën e hollë Martha (Morgan Turner

Budallai i turpshëm nga shkolla e mesme Alex Wolff transformohet në "The Rock" në vazhdimin e filmit aksion-fantazi të Jake Kasdan. Duke u larguar mjaftueshëm nga libri për fëmijë i Chris Van Allsburg i vitit 1981 "Jumanji", shfaq fëmijët e rritur derisa ajo që ka mbetur mjaftueshëm e arsyeton emrin që e mban "Jake Kasdan's Jumanji: Welcome to the Jungle". Videolojëra transformon heronjtë adoleshentë në avatarë të rritur, duke i hedhur këta fëmijë të vegjël në rrezik (ankesë që disa kritikë e kishin bërë kundër Joe Johnston të vitit 1995 me rolin kryesor Robin Williams) dhe gjen mënyrën për ekipin e talenteve, duke filluar me Dwayne Johnson dhe Kevin Hart, për vlerat komike. Krejt ndodh papritur, kur këta të rinj përzgjedhin se kush do të jenë dhe siç e kemi parë edhe në disa filma tjerë, këta të rinj tërhiqen brenda televizorit dhe ja shkojnë në një botë krejt tjetër, më ndryshe, depërtojnë në xhunglën e egër, por tashmë të shndërruar në dikë krejt tjetër, në personazhet që i kishin zgjedhur nga video-lojëra. 

Bota e panjohur

Audienca e re do të duhet të kënaqet me këtë aventurë që ndryshon edhe trupat e aktorëve, që në përgjithësi është shumë argëtuese për prindërit e tyre që të kënaqen po ashtu. Modernizimi shkon kaq larg deri këtu. Në vend se ta bëjnë "Jumanji" një aplikacion për telefon të mençur, ekipi i skenaristëve e kthejnë në mënyrën e vjetër të vitit 1990. Kështu, disa adoleshentë nga dhoma e njërit shkojnë dhe depërtojnë në një botë krejt të panjohur të cilën ne nuk e shohim. Në kohën e tashme, si Spencer (Alex Wolff) me disa shiringa në duart e tij, paketuar me "EpiPen" kryeson në botën e mbushur me embrione. Kështu, ai i përzien gjërat me futbollistin e dënuar Fridge (Ser'Darius Blain), narcizoitin Bethany (Madison Iseman) dhe të bukurën e hollë Martha (Morgan Turner). Ata do të duhej të pastronin dollapët e shkollës si dënim që i kishte prekur ata për sjelljet e tyre. Por kur e zbulojnë këtë video lojë, ata vendosin ta provojnë. Ata depërtojnë në një dimension tjetër. Të hedhur në xhunglën e dendur, secili fëmijë transformohet në personazhin që ai ose ajo e ka zgjedhur. 

Bizhuteria magjike e xhunglës

Kështu, Spencer shndërrohet në "The Rock", si Smolder Bravestone, që është edhe lideri. Zoologu Moose Finbar (Kevin Hart) dhe Mousy Martha është Ruby Roundhouse. I varuri nga rrjeti shoqëror "Instagram", Bethany, kaq krenare, është shndërruar në një njeri tullac me moshë të mesme. Kështu, ata duhet të gjejnë "bizhuterinë magjike të xhunglës' dhe ta kthejnë në syrin e një statuje gjigante. Por statuja po ashtu ndiqet nga heroi (Bobby Cannavale), i cili disi është i afërt me bishat e xhunglës. Qëllimi kryesor i filmit është shikimi i aktorëve që i njohim mirë me veten e tyre të re. Filmi sjell shumë natyrë, po ashtu sjell shumë aksion derisa sjell edhe shumë shkathtësi luftarake të yjeve derisa krahas këtyre skenave vijnë edhe shumë skena komike. 

Kompanitë e produksionit: "Matt Tolmach Productions", "Seven Bucks Productions", "Columbia Pictures"

Distributor: "Columbia Pictures" Në rolet kryesore: Dwayne Johnson, Kevin Hart, Karen Gillan, Jack Black, Bobby Cannavale, Nick Jonas, Rhys Darby, Alex Wolff, Ser'Darius Blain, Madison Iseman, Morgan Turner Regjia: Jake Kasdan Skenaristët: Chris McKenna, Jeff Pinker, Scott Rosenberg, Erik Sommers Producentë: Ted Field, William Teitler, Matt Tolmach, Mike Weber Producentë ekzekutivë: Dany Garcya, David B. Householter, Jake Kasdan Fotografia: Gyula Pados Dizajner i produksionit: Owen Paterson Kostumet: Laura Jean Shannon Editorë: Steve Edwards, Mark Helfrich.

(Kosova Sot)