'Star Wars: The Last Jedi' vetëm të premten fiton 104.8 milionë dollarë

  • 18 December 2017 - 14:56
'Star Wars: The Last Jedi' vetëm të premten fiton 104.8 milionë dollarë

SHIKUESHMËRIA E FILMAVE PËRGJATË FUNDJAVËS

'The Last Jedi' është filmi i dytë të cilit i shkon për dore që të fitojë më shumë se 100 milionë dollarë në ditën e parë të shfaqjes së tij 

Filmi i studiove "Disney" dhe "Lucasfilm" me titull "Star Wars: The Last Jedi" pritet që të fitojë më shumë se 215 milionë dollarë pas fillimit të shfaqjes në Amerikën veriore. Deri më tani, "Last Jedi" para vetes ka vetëm një film - "Star Wars: The Force Awakens", i cili arriti të fitonte 119 milionë dollarë në të premten e tij të parë, derisa për fundjavën e parë të shfaqjes në SHBA kishte fituar 247.9 milionë dollarë, në vitin 2015. Asnjë film, përpos këtyre dyve, nuk ia ka dalë që të fitojë 100 milionë, a më shumë, në ditën e parë të shfaqjes.

Fillimi i suksesshëm 

Përpos kësaj, "Force Awakens" është njëri nga vetëm tre filma që ka fituar 200 milionë, a më shumë, në fundjavën e parë të shfaqjes në SHBA. Dy të tjerët janë "Jurassic World" ($208.8 milionë) dhe "The Avengers" (207.4 milionë dollarë). Disa vëzhgues të "box-office"-s thonë se "Last Jedi" ka gjasa që të fitojë përafërsisht sa këta dy filmat e fundit. "Last Jedi" fitoi 45 milionë dollarë nga shitja e biletave të enjten mbrë- ma, duke e zënë vendin e dytë në  këtë drejtim, menjëherë pas filmit "Force Awakens" (57 milionë), pa e llogaritur inflacionin. Në aspektin global, vazhdimi i tetë i kësaj franshize pritet që të fitojë më shumë se 425 milionë dollarë, duke përfshirë edhe të dielën, duke siguruar kështu njërin prej fillimeve më të suksesshme të shfaqjes në botë. 

Aktorët e rinj 

"Last Jedi" është më i suksesshëm sesa filmi më i mirë i vitit të kaluar, "Rogue One: A Star Wars Story", i cili kishte pasur një fitim fillestar prej 155.1 milionë dollarësh, në SHBA. Globalisht, "Force Awakens" dhe "Rogue One" fituan 2.1, respektivisht 1.1 miliard dollarë. Me regji të Rian Johnsonit, "The Last Jedi" ribashkon disa prej atyre që kishin punuar edhe në filmin "The Force Awakens', si Daisy Ridley, Adam Driver, John Boyega, Oscar Isaac, Domhnall Gleeson, Gwendoline Christie, Andy Serkis dhe Lupita Nyong'o, bashkë me yjet origjinalë të trilogjisë, Mark Hamill dhe, tani e ndjera, Carrie Fisher, të cilët filmi edhe i përmendë. Ndër aktorët e rinj, që shfaqen në franshizë, janë edhe Kelly Marie Tran, Laura Dern dhe Benicio Del Toro. Ngjarja e filmit vazhdon menjëherë aty ku kishte mbetur "Force Awakens", ku Rey (Ridley) kërkon Luken (Hamill) për t'i ndihmuar Rezistencës dhe luftës së saj kundër zuzarit Kylo Ren (Driver) dhe "Rendit të parë". 

(Kosova Sot)