Dy vëllezër në KËRKIM TË BABAIT

  • 27 December 2017 - 17:54
Dy vëllezër në KËRKIM TË BABAIT

KRITIKË FILMIT 'FATHER FIGURES'

Helen është në të shtatëdhjetat dhe të gjithë me të cilët ajo kishte shkuar kur ishte e re janë bërë gjyshër

Që kur kishin qenë fëmijë, nëna e tyre, Helen, (aktruar nga aktorja Glenn Close) atyre u kishte thënë se i ati i tyre kishte vdekur si pasojë e kancerit në zorrë, para se ata të lindnin

Aktorët e njohur, Owen Wilson dhe Ed Helms, aktrojnë dy vëllezërit që janë në kërkim të babait të tyre të vërtetë, të cilin kurrë nuk e kishin njohur më parë, në komedinë e Lawrence Sher's comedy, me rolin e Glenn Close si nëna e tyre çapkëne. Përse filmat vazhdojnë të na japin tregime për fëmijët që nuk e dinë se kush jua la nënat shtatzënë? A mos ky lloj i krizave prezanton një frikë kulturore për seksualitetin të pakontrolluar të femrave? Apo ndoshta shprehin ndjenjat e turbullta të kombit për themeluesit e tij, me ata që janë më të prirë për të na 'kthyer te rrënjët'?, cilado që është përgjigja, filmi i fundit i Lawrence Sher, me titull "Father Figures", është një shembull tipik i asaj që ngjan në të vërtetë. Duke aktruar lloje të ndryshme të personazheve që e kishin bërë edhe më përpara, aktorët e mirënjohur Owen Wilson dhe Ed Helms janë dy vëllezër që shpresojnë se do ta gjejnë të atin e tyre të cilin kurrë deri atëherë nuk e kishin takuar apo nuk e kishin njohur. Thënë drejt, ky film nga "Warners Bros" mundet të shihet një sukses për të gjithë ata që ju është preferuar ta shikojnë një film të mirë në kinema, e me gjasë ky film është një i tillë për të gjithë adhuruesit e filmit.

Tregimi i pavërtetë

Aktorët Helms dhe Wilson aktrojnë vëllezërit, respektivisht Peter, një njeri i shkurorëzuar për të cilin djali i tij mendon se është krejt "idiot" dhe Kyle, një njeri që pëlqen plazhin që u bë i pasur kur dikush ka vendosur ta pëlqejë një shishe të tij të salcës "BBQ". Që kur kishin qenë fëmijë, nëna e tyre, Helen, (aktruar nga aktorja Glenn Close) atyre u kishte thënë se i ati i tyre kishte vdekur si pasojë e kancerit në zorrë para se ata të lindnin. Kur një forcë e rastë- sishme e detyron atë ta tregojë sekretin e saj që e dinte vetëm ajo, ajo e pranon se tregimi paraprak ishte krejt gënjeshtër: Helen thjesht është në të shtatëdhjetat dhe të gjithë me të cilët ajo kishte shkuar kur ishte e re janë me gjasë janë bërë gjysh. Vëllezërit fillojnë kërkimin dhe dëgjojnë rapsoditë e njerëzve se si ishte në shtrat me femrën që ata ua tregojnë e më pas ua bëjnë me dije se ajo është nëna e tyre. 

Takimi i djaloshit me ngjyrë

Kyle dhe Peter kalojnë kilometra derisa flasin, takojnë atë duke i thënë fjalën dramatike:"Ne jemi djemtë tu". Ata madje takojnë një femër në një lokal, e cila refuzon të diskutojë për problemet. Aktorët heronj nga ky film udhëtojnë shumë, madje takojnë edhe një djalosh me ngjyrë, i cili ka nevojë për transport, por të cilit këta dy vëllezër ia kanë frikën e është vrasës serial. Kështu, ata mundohen ta detyrojnë atë të thotë se nuk është i tillë, derisa më në fund vendosin që të marrin me vete, por se e fusin në makinë nga prapa derisa ia lidhin të dy duart. Në udhëtimin e tyre, vëllezërit janë në kërkim të katër burrave, për të cilët me gjasë njëri prej tyre është i ati i tyre. Secili prej tyre në fillim heziton të flasë me ta, por ata fillojnë bisedën duke pyetur për nënën e tyre duke mos ua treguar lidhjen e tyre me të. Ata fillojnë të tregojnë për seksin që kanë bërë me të, se çfarë trupi ajo kishte, sa e bukur ishte. 

(Kosova Sot)