Vin Diesel, aktori me fitimet më të mëdha gjatë vitit 2017

  • 28 December 2017 - 17:46
Vin Diesel, aktori me fitimet më të mëdha gjatë vitit 2017

Vazhdimi i tetë i franshizës "Fast and the Furious" është bërë performuesi i dytë më i mirë në këtë seri, duke sjellë 1.2 miliard dollarë në "Box Office" global. Pas tij, për nga fitimet, vjen filmi "xXx: The Return of Xander Cage". "I tërë qëllimi i filmit "The Fast and the Furious" ishte diversifikimi i Hollivudit dhe, në një mënyrë, i fytyrës së Hollivudit", kishte deklaruar Diesel në vitin 2015.

Treshen e parë e kompleton ylli i filmit "Wonder Woman"

 Pas Dieselit vjen kolegu i tij, Dwayne Johnson (me 1.5 miliard të fituara nga shitja e biletave), për të cilin suksesi i arritur nga filmi "Fate of the Furious" sikur kompensoi turpin e shkaktuar nga "Baywatch", film i cili kishte fituar vetëm 178 milionë dollarë në botë. Suksesi i fundit i Rock'ut për këtë vit ishte "Jumanji". Johnson në një rast kishte përmendur dy faktorë si më meritorët për suksesin e tij: "Shqelmoj prapanicat më së miri në botë dhe kam një buzëqeshje të bukur". Treshen e parë e kompleton ylli i filmit "Wonder Woman", Gal Gadot, filmat e së cilës siguruan në fitim prej 1.4 miliard dollarësh në tërë botën. Debutimi i saj si perëndeshë luftëtare amazoniane në filmin e Patty Jenkinsit siguroi 822 milionë dollarë, duke u bërë filmi "live action" me fitimin më të madh, që për regjisor e ka një femër. Fitimet Gadot u shtuan edhe nga filmi "Justice League".

Shitjet e biletave nga filmat kryesorë

Këtij klasifikimi i bashkohen edhe dy yje nga franshiza "Star Wars: The Last Jedi": Daisy Ridley (No. 6; me 1.08 miliard dollarë) dhe John Boyega (No. 10; me 815 milionë). Për ta përpiluar këtë listë parasysh janë marrë shitjet e biletave nga filmat kryesorë të aktorit gjatë vitit 2017 deri më 26 dhjetor të vitit 2017, duke përdorë të dhënat nga "Box Office Mojo". Nuk janë marrë parasysh filmat e animuar, ku aktorët vetëm i kanë huazuar zërat e tyre.

(Kosova Sot)