Top 10 filmat e 2017-ës

  • 01 January 2018 - 14:27
Top 10 filmat e 2017-ës

Përderisa është një privilegj të bëhet publike lista e filmave të preferuar, ideja nuk ka të bëjë me diktimin e shijes. Këta janë dhjetë filmat më të mirë për vitin 2017

10. “Girls Trip”

Një komedi e mirë është kënaqësia e jetës dhe filmi i Malcolm D. Lee me titull “Girls Trip”, ka një kastë yjesh në vete, përfshirë aktoret Queen Latifah dhe Tiffany Haddish— që ishte një nga befasitë më të këndshme të verës. Disa shoqe të vjetra ribashkohen për një fundjavë për të bërë festë. Kjo është një natë e vajzave që nuk ju bën të ndiheni të fyer. 

9. “Get Out”

Inë debutimin argëtues të regjisorit Jordan Peele, një grua e bardhë  (Allison Williams) e sjell të dashurin e saj me ngjyrë (Daniel Kaluuya) në shtëpi për t’u takuar me familjen e saj, ku ata e presin me ngrohtësi – ndoshta tepër mirë madje. Peele ka sukses edhe pse shumë të tjerë kanë dështuar, ai sjell ngrohtësinë, ka bërë një argëtim të shkathtë, e vëzhgimet shoqërore dhe kulturore janë thurur në mënyrën më të mirë. 

8. “Faces Places”

Në këtë dokumentar plot me gjallëri, regjisori 89 vjeç i lindur në Belgjikë Agnès Varda bashkohet me artistin francez të rrugëve 34 vjeç.  Rezultati është një punë e mahnitshme dhe e fuqishme që lidh njerëzit me peizazhin ku ata banojnë - dhe nxjerr një vend të vogël në atë peizazh për artistin gjithashtu.  

7. “Dunkirk”

Drama ambicioze e Christopher Nolan, vendoset kundër ngjarjeve të “Operation Dynamo”, që është një spektakël i madh, jo i zbrazët – një shembull i rrallë për të cilin film janë shpenzuar shuma të majme të hollash. Nolan sjell tensionin dramatik përmes “Dunkirk” që nga fillimi e deri në fund.

6. “Call Me By Your Name”

Një fëmijë i mahnitshëm vetëm 17 vjeç (Timothée Chalamet) është i gatshëm për një verë të mërzitshme në vilën italiane. Pastaj një mysafire amerikane (Armie Hammer) shfaqet. Këtu gjithçka lidhet përmes duarve të regjisorit Luca Guadagnino. I gjithë filmi është joshje. 

5. “Kedi”

Ky është një dokumentar i Ceyda Torun, me titull “Kedi”, i cili ka të bëjë me macet në Stamboll, apo me macet që rastësisht ndodh të jetojnë në Stamboll.  Nuk ka nevojë të bëhet dallimi. Në të gjitha qytetet e mëdha, madhështia kryqëzon me gjërat e zakonshme - kjo është ajo që i bën ato jetësore - dhe Torun kap atë ide në një film.

4. “Personal Shopper”

E famshmja Kristen Stewart aktron jetën amerikane në Paris, që e bën një punë që e urren dhe është e dëshpëruar për të komunikuar me vëllanë e saj binjak. Tregimi i Olivier Assayas është paksa i frikshëm por prapë se prapë mbetet poetik, një meditim në membranën midis botës reale dhe të vdekurve. 

3. “The Lost City of Z”

Marrë nga romani bestsellin i David Grann nga viti 2009, filmi i James Gray sjell aventurën dhe flet tregimin për jetën dhe ngjarjen e vërtetë të hulumtuesit britanik Percy Fawcett (Charlie Hunnam), që gjithë jetën ia ka kushtuar qytetit të humbur mitik në Amazonë. Kështu ai sjell bukurinë dhe tmerret e një obsesionit të një njeriut. Filmat të një llojit si ky nuk vijnë përditë. Filmi “Lost City of Z” është një porosi në shishe.  

2. “Lady Bird”

Ky film argëtues dhe i mençur flet për një lloj të adoleshentes ( Saoirse Ronin) që rritet në rrethin në Sakramento në fillim të viteve 2000, e që nuk është debutimi i regjisores Greta Gerwig. Kjo sjell ankthin e rritjes në ankth e pa të holla dhe një nënë shumë të komplikuar (Laurie Metcalf). Nganjëherë për ta dëgjuar një zë tjetër duhet të ikësh nga shtëpia. 

1. “The Post”

Steven Spielberg po përfundonte një tjetër film kur producentja Amy Pascal ia kishte dërguar një skriptë nga një shkrimtar i panjohur Liz Hannah për “Washington Post”, vendimet e rrezikshme të vitit 1971 në lidhje me publikimet e “Pentagon Papers”. Filmi që Spielberg e kishte bërë nga kjo skriptë ishte kompletuar në më pak se një vit. Janë aktorët Meryl Streep dhe Tom Hanks që vijnë si gazetar nga “Post”, ku përfshihet edhe shprehja e fjalës së lirë. 

(Kosova Sot)