Shuhet ‘Nderi i Kombit’, mjeshtri i valles shqiptare. Nesër homazhet

  • 12 January 2018 - 11:48
Shuhet ‘Nderi i Kombit’, mjeshtri i valles shqiptare. Nesër homazhet

Homazhet per nder te mjeshtrit te valles shqiptre, solisti i pare i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, i etiketuar edhe si valletari fluturues do te mbahet neser ne Muzeun Historik Kombetar. Nderkohe qe po neser do te behet edhe percjellja e tij per ne banesen e fundit.

Mjeshtri i madh, Rexhep Çeliku ka humbur ne oret e para te mengjesit te sotem betejen me semundjen e rende.

Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, njofton se korifeu i skenes eshte shuar ne shtepine e tij, ne Tirane rreth ores 04:00 te mengjesit.

Mesazhi i TKOB

Lamtumire korifeu i skenes, shqiponja e valles shqiptare, “Nderi i Kombit” – Rexhep Celiku.

Ne menyre te parakohshme, ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” i valles shqiptare, Rexhep Celiku.

Pas nje semundje te rende, me te cilen luftonte prej vitesh, kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor, u shua ne shtepine e tij, ne Tirane rreth ores 04:00 te mengjesit.

Ngushellime familjes, miqve dhe kolegeve te “Nderit te Kombit”, Rexhep Celiku.

Image

Nderi i Kombit 

Ai u shua ne moshen 63-vjeçare, vetem pak dite pasi u nderua nga Presidenti Ilir Meta me titullin e madh “Nderi i Kombit”, se bashku me kercimtaren Lili Cingu.

Shfaqjen dhe fotot e fundit ne publik i pati pikerisht ne ceremonine e dekorimit nga Meta me titullin Nderi i Kombtit me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Image
Image

(Kosova Sot)