KATËR PROBLEME TË MËDHA, TË CILAT DUHET T'I KORRIGJOJË AKADEMIA

  • 13 January 2018 - 23:04
KATËR PROBLEME TË MËDHA, TË CILAT DUHET T'I KORRIGJOJË AKADEMIA

ÇMIMET "OSCAR 2018"

I është prerë 'koka' komandës së sulmeve seksuale

SHKRUAN: ZOE WILLIAMS

Sipas meje, ceremonia e 90-të e ndarjes së çmimeve 'Oskar' ka katër probleme kryesore, edhe pse ka të ngjarë që, deri më 4 mars, këto probleme të shumohen disa herë. Problemi i parë ka të bëjë me faktin se Globi i Artë tani ka filluar një garë 'armatimi' në solidaritet, e edhe nëse kjo nuk është kështu, ajo do të perceptohet në këtë mënyrë nga 'Oskar', parimi organizativ i të cilit është që të jetë më i madhi dhe më i miri. Nuk është vetëm fakti që të gjithë ishin veshur me të zeza, duke përfshirë edhe performuesit fëmijë të filmit "Stranger Things", meqë e zeza përdoret edhe në raste të ndryshme. Por, rituali i qilimit të kuq megjithatë ishte i fuqishëm, po aq sa protestat e dukshme kundër racizmit janë të fuqishme në sport; kjo është një botë ku, rëndom, vetëm rebelët dhe të pavarurit bëjnë deklarata e të gjithë të tjerët janë vrojtues të vëmendshëm, pa pikëpamje. Çdo deklaratë e organizuar, unanime politike - qoftë edhe ajo si bazë e barazisë gjinore - e ka efektin e vet. Prandaj, tani 'Oskar' ose duhet ta përsëritë këtë temë, në të cilin rast të gjithë do të visheshin me të zeza përgjithmonë, ose duhet të zgjidhet një ngjyrë tjetër, apo të mos bëjnë asgjë, me ç'rast pikëpamja e 'Oskarit' do të ishte se kjo çështje nuk e kishte rëndësinë që me të të merrej "industria e madhe". Momentet tjera të Globit të Artë janë edhe më vështirë që të imitohen - grupet e grave që bënin fotografi së bashku, gjë që funksionon vetëm një herë, si shprehje e solidaritetit; veprimi i disa prej aktorëve, që në ceremoni të shkonin të shoqëruar nga ndonjë aktiviste feministe (seriozisht, si mund të tejkalohet dhe të lihet nën hije një veprim i tillë?). 

JAMES FRANCO ËSHTË NJË SHEMBULL SHKOLLOR

E tërë kjo është derisa askush nuk ka hyrë në derën kryesore: sapo të hyjnë njëherë, ata e kanë problemin se 'Oskari', në mënyrë eksplicite, ekziston për të nderuar yjet e industrisë, por me kusht që ata të mos kanë ndonjë 'çnderim' më parë. Akuzat historike të keqtrajtimit seksual (Casey Affleck), ku më pas vazhduan akuzat (James Franco), intervistat në të cilat një aktor spekulonte se Mel Gibson ishte viktimë e konspiracioneve çifute (Gary Oldman) - gati të gjitha këto bien ndesh me vlerat e gjetura rishtazi të industrisë, nxjerrin jashtë aftësinë vlerësuese dhe zërat më krenarë të këtij shpërblimi i bën që të duken sikur hipokritë. Duke pasur parasysh dekadat e sekrecisë, si dhe pështjellimin e informatave të reja, që vijnë, mund të themi se punët përpara nuk është e pamundur që të kryhen, por një gjë e tillë është shumë vështirë të bëhet. James Franco është një shembull shkollor për këtë problem. Në një intervistë të dhënë në emisionin e rrjetit "CBS", "The Late Show", ai dha përgjigje ndaj akuzave për keqtrajtim seksual, të cilat dolën në "Twitter", pasi që ai mori çmimin negativ "Disaster Artist". Mbrojtja e tij e gjerë ishte se ai nuk kishte mundur të bënte asgjë të papërshtatshme, meqë po ta bënte një gjë të tillë, për shkak të natyrës së tij, ai më nuk do të mund të bënte jetë të rehatshme. 

VRASJA E PESHKAQENIT

Derisa numri i femrave që ankohen kundër tij sa vjen e rritet, ai mendon se reklamimi i personazhit të tij mjafton që të na bindë neve të tjerëve se është i pafajshëm. Ja p.sh. disa pjesë nga deklaratat e tij: "Gjërat që i pashë në 'Twitter' nuk janë të sakta, por unë në tërësi mbështes njerëzit që dalin dhe duan që të dëgjohet zëri i tyre, meqë për një kohë të gjatë ata nuk kanë mundur të flasin. Prandaj, e dini, nuk dua në asnjë mënyrë t'ua mbyll gojën atyre". Ky nuk është një zotim i rrallë në Hollivud: ku secili thotë se dëshiron t'ua mundësojë viktimave që të flasin, por shumica prej tyre nuk duan, në fakt, të dëgjojnë asgjë. Në këtë aspekt, e kemi edhe problemin e katërt: është e qartë se i është prerë 'koka' komandës së sulmeve seksuale. Por, kjo gati kurrë nuk paraqet përfundimin e problemit (p.sh, në vitin 2011, perandoria mediatike e Rupert Murdoch-ut ishte në gjendje të mjerë dhe, për një kohë të shkurtër, dukej sikur gazetaria agresive e tabloidëve ishte duke dhënë shpirt. Në fakt, ajo vetëm ishte duke u rigrupuar dhe u kthye më pas edhe më e keqe). Vrasja e peshkaqenit paraqet vetëm fillimin e ndryshimit të oqeanit dhe, për një institucion funksioni primar i të cilit është vetë urimi, ndryshimi duket i mërzitshëm dhe i panevojshëm. Në anën tjetër, presioni i shtypit, sikur edhe çdo gjë tjetër, duhet të jetë tejet direkt. Njëra nga gjërat e mrekullueshme që pritet të dalin nga debakli Weinstein, është se tani është më vështirë që të injorohet talenti i femrave, dhe është shumë më lehtë që ai të shpërblehet. 

Image

 

 

 

(Kosova Sot)