Charlize Theron, ylli që nuk shuhet kurrë

  • 22 January 2018 - 15:37
Charlize Theron, ylli që nuk shuhet kurrë

NË FËMIJËRI VUANTE NGA URIA 

Nëna ia kishte vrarë babanë

Në Hollivud vështirë se mund të shihen transformimet të cilat mund t'i bëjë Charlize Theron. Gjatë karrierës së saj, ajo kishte marrë lëvdata të shumta nga kritikët si dhe shumë shpërblime të tjera që vetëm e dëshmojnë talentin e saj të madh. Pa kurrfarë dyshimi, ajo është një nga aktoret më të mira të gjeneratës së saj, e fëmijëria dhe rruga deri te suksesi ishin tepër të rënda. 

Babai i saj ishte i dhunshëm

Charlize ka lindur më 7 gusht 1975 në një vend të vogël Benon, në afërsi të Johanesburgut në Afrikën Jugore. Ishte rritur në një fermë familjare bashkë me prindërit e saj. Babai i saj ishte me prejardhje franceze,Charles, e nëna Gerda kishte prejardhje gjermane. Charles ishte njeri i keq, alkoolist, i cili me vite të tëra e kishte maltretuar nënën e saj. Nëna Gerda kishte tentuar që Charlize të ketë pak a shumë një fëmijëri normale edhe ishte munduar ta mbronte atë nga i ati i dhunshëm e shpesh fundin e kishte përjetuar vetë. Kur aktorja ishte pesëmbëdhjetë vjeçe, nëna e saj ia kishte vrarë të atin në vetëmbrojtje, e Charlize ishte dëshmitare e vrasjes së babait. Policia kishte konstatuar se i ati saj ishte vrarë në vetëmbrojtje, kështu që kundër nënës së saj nuk ishte ngritur akuzë për vrasje. Edhe pse e kishte të vështirë ta pranonte gjithë atë që kishte ndodhur, Charlize nuk kishte mundur të pajtohej me tragjedinë familjare që i kishte ndodhur dhe që në vitin tjetër ishin bartur në Milano, ku kishte filluar të punonte si modele. 

Modele në Nju-Jork

Bukuria e saj e jashtëzakonshme, si dhe gjatësia prej 177 cm, i kanë ndihmuar në punën prej modeles. Disa vite më pas ishin bartur në Nju Jork shkaku i një ofertës për punë, po ashtu si modele. Gjuha e saj amtare ishte afrikane, por shpejtë e kishte mësuar anglishten. Kur ishte bartur në Nju- Jork, kishte dëshirë të bëhej balerinë. Kishte shkuar në orë baleti, dhe i shkonte hatashëm, madje edhe kishte fituar disa gara lokale. Kjo periudhë kohore ishte e vështirë për të, sepse nuk kishte të holla. Pas një kohe e kishte lënduar gjurin, që automatikisht e kishte përjashtuar nga një profesion si ky. Kështu kishte rënë në depresion të thellë dhe duke e parë këtë, ajo kishte vendosur të provonte edhe diçka të fundit. 

Roli i parë në film

E pikëlluar për një vendim si ky, ajo shkon në Los Anxhelos për të provuar si aktore. Fillimi i jetës në një qytet si ky nuk kishte aspak i lehtë. Nuk kishte të holla. Pas tetë muajsh të kaluar në LA, në vitin 1996 ajo merr rolin e parë në filmin "Children of the Corn III: Urban Harvest". Edhe pse ishte rol i vogël që nuk kishte kërkuar minuta të shumtë, ajo ishte vërejtur nga ana e kritikëve e cila posedon një talent të madh. Pas kësaj, karriera e saj prej aktores rrugë të mbarë. Në fund të nëntëdhjetave, filmi ku ajo dallohet shumë është roli te "The Devil's Advocate", e në vitin 1999 ajo shfaqet në ballinën e revistës "Playboy", që ka ndikuar të jetë edhe një nga femrat më seksi. Është interesante se fotot e publikuara në revistë u zhdukën para se ylli të bëhet e popullarizuar, e siç ka thënë edhe vet ajo, kjo revistë i ka publikuar pa lejen e saj. Sido që të jetë, kjo ishte rënia e pikës, sepse falë fotove të saj lakuriqe ajo ka arritur interesimin nga bota. Me fillimin e mileniumit ajo ishte e angazhuar në shumë projekte të tjera. Filli i karrierës së madhe ishte filmi "Monster", në vitin 2003, në të cilin luan rolin kryesor. Në pyetje është vrasësja serike, derisa Rodger Ebert, kritik nga Hollivudi, këtë e quan si një nga paraqitjet më të mira në historinë e kinematografisë botërore. Se ky ishte roli i jetës së saj e ka treguar edhe fakti se fiton çmimin për Aktoren më të Mirë më 2004, në ndarjen e 74 të Oskarëve. Me këtë çmim, ajo bëhet aktorja e parë nga Afrika Jugore që e fiton këtë shpërblim. Popullariteti nga ky film i ka ndihmuar edhe më shumë në rolet e tjera, derisa më 2006 ajo lë prapa yjet, si: Halle Berry, Cameron Diaz, Drew Barrimore dhe Nicole Kidman. Që atëherë rolet dhe çmimet nuk kanë të ndalur, por ka edhe Yllin në Bulevardin e të Famshmëve në Hollivud. Nga ana tjetër, megjithëse e famshme, nuk kishte bërë skandale. Lidhjen e parë serioze e kishte me këngëtarin Steven Jenkins. Më pas ishte në lidhje me aktorin irlandez Stuart Townsend, ishin dhjetë vite bashkë e më pas pasoi ndarja. Pas tij, ajo ishte edhe me Ryan Reynolds pastaj pas tij edhe me Sean Penn. Ata ishin fejuar, por ajo në mënyrë të habitshme e prishi fejesën. Në mars 2012, ajo adopton një fëmijë, vajzën me emrin Avgust.

(Kosova Sot)