"Yunus Emre” për adhuruesit e Bagllamas dhe Udi-t

  • 25 January 2018 - 17:18

Instituti “Yunus Emre”  në Prishtinë shumë shpejt do të fillojë të ofrojë falas mësime për të luajtur në instrumente tradicionale turke. Duke hedhur edhe një hap drejtë kultivimit edhe më të bashkëjetesës së kulturave në Kosovës. Përmes një njoftimi, Instituti bënë me dije se nga mars i këtij viti do të nisë organizimin e mësimit për interpretim në instrumente  Bagllama dhe Udi, nën kujdesin e profesorit Ilir Bërvenikut. të dyja këto instrumente zënë vend të veçantë në muzikën turke, dhe mund të jetë shembull i mirë i bashkëpunimit të kulturave që jetojnë në Kosovë. “Zakonisht përdoren për shoqërimin e këngëve apo instrumentaleve të vjetra, por nuk mungojnë as improvizimet, duke u gërshetuar me poezi të vjetra të folklorit turk.  Kursi është pa pagesë dhe fillon nga muaji mars, në lokalet e institutit në Pejton në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot)