A do të ketë më “Fifty Shades”? Christian Grey na jep përgjigjen

  • 06 February 2018 - 17:04
A do të ketë më “Fifty Shades”? Christian Grey na jep përgjigjen

Filmave të “Fifty Shades” mesa duket po ju vjen fundi. Këtë e ka bërë të ditur aktori kryesor Jamie Dornan, i cili ka treguar se kjo është hera e fundit që interpreton në rolin e Christian Grey. Aktori 35-vjeçar deklaroi se është “shumë i vjetër” për të qenë pjesë e skenave erotike si ato të filmave që bazohen në librat e E.L. James.

“Mendoj se kam mbaruar me këta filma. Nuk ka më libra, të tre i kemi bërë. Vetëm nëse Erica shkruan një tjetër. E di që jam i vjetër për këto gjëra tani”, tha Dornan.

Kujtojmë se premiera e filmit të fundit “Fifty Shades Freed”, pritet të dalë në ditën e nesërme. 

Image

 

(Kosova Sot)