Rrëfimi për aventurën TRAGJIKE ME BAZË NGA JETA REALE

  • 06 February 2018 - 17:44
Rrëfimi për aventurën TRAGJIKE ME BAZË NGA JETA REALE

Regjisor i këtij filmi është James Marsh, ku ndër meritat e tij mund të përmendim dokumentarin fitues të çmimit 'Oscar', "Man on Wire", si dhe filmin biografik të Stephen Hawkingut, "The Theory of Everything". Colin Firth dhe Rachel Weisz udhëheqin ekipin e aktorëve."The Mercy" do ta ketë premierën në Britani dhe Irlandë më vonë, këtë javë. Detari amator Në vitin 1968, gazeta britanike "Sunday Times" kishte ofruar një shpërblim të majmë me para për atë që do ta bënte udhëtimin e parë, të pandërprerë, rreth botës. Shpërblimi ishte 5000 funte, aporreth 80,000 dollarë të ditëve tona. Një detar amator me katër fëmijë të vegjël dhe me borxhe të mëdha, Crowhurst (Firth) paraqitet për këtë garë, duke shpresuar që t'i ikë fatit të keq dhe ta promovonte një pajisje elektronike detare. Përkundër dyshimeve të minutave të fundit, rezervimeve të gruas Clare (Weisz) dhe problemeve të mëdha teknike me barkën e tij eksperimentale, Crowhurst përfundimisht del në det, në fund të tetorit. Por, që në fillim ai mbetet prapa konkurrencës. Meqë nuk kishte gjasa për të fituar, ai vendos që ta braktisë garën. Falimentimi total financiar Meqë kthimi në Britani do ta ballafaqonte me një falimentim total financiar, Crowhurst përjeton një- farë krize mendore. Jahti i tij, pa asnjë njeri në të, është gjetur i padëmtuar në Atlantik më 10 korrik të vitit 1969, por fati i tij mbetet mister i pazgjidhur gati një gjysmë shekulli më pas. Performanca e aktorit Colin Firth është solide, por e dobët për nga intensiteti emocional. Filmi "The Mercy" e paraqet Crowhurstin më shumë si hero, sesa si antihero, duke fajësuar partnerët e tij të biznesit për vdekjen e tij, si dhe mediat e etura për lajme sensacionale. Rolet në këtë film i luajnë: Colin Firth, Rachel Weisz, David Thewlis, Ken Stott, Mark Gatiss, Finn Elliot; regjinë e ka bërë James Marsh; derisa skenarin e ka shkruar Scott Z. Burns. 

(Kosova Sot)