Kush është Rita Ora dhe sa ka pasuri ajo?

  • 07 February 2018 - 16:25
Kush është Rita Ora dhe sa ka pasuri ajo?

SUKSESET E KËNGËTARES SË FAMSHME ME ORIGJINË NGA KOSOVA

Pasuria e Rita Ora-s është rreth 13 milionë euro, sipas llogarive të bëra nga "Celebrity Net Worth"

Përkundër se ka lansuar vetëm një album midis viteve 2012 dhe 2017, Rita Ora është muzikante shumë e suksesshme. Shumica e këngëve të saj janë në majat e top listave në Britani Viti 2018 duket të jetë viti më i mirë për Rita Ora-n. Derisa këngëtarja e "Anywhere" është e zënë duke promovuar këngën e saj më të re "For You", që do të dëgjohet në vazhdimi i fundit i filmit "Fifty Shades of Grey", ajo po përgatitet për turnenë e katërt. Para lansimit të filmit, Rita Ora dhe Liam Payne kanë performuar këngën me titull "For You" te "Tonight Show" me Jimmy Fallon. Në fillim të muajit dhjetor, Rita dhe i dashuri i saj muzikant, Andrew Watt, lidhjen e tyre e bënë zyrtare. Me albumin e ri të planifikuar për ta lansuar në mars, një turne të re dhe një film për ta promovuar, a e dini kush është dhe sa 'peshon' Rita Ora?

Kush është Rita Ora?

E lindur si Rita Sahatçiu, më 26 nëntor 1990, në Kosovë, Rita Ora dhe familja e saj janë bartur në Londër në vitin 1991, për t'iu shmangur persekutimit politik të shqiptarëve gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë. Ora është rritur në Kensington dhe kishte shkuar te "Sylvia Young Theatre School". Depërtimi i madh i Rita-s ka ndodhur ngadalë, derisa ajo ka filluar të performojë në kafenenë e të atit në "Kilburn" dhe duke kënduar këngët e Tinchy Stryder dhe Craig David. Pasi nuk kishte pranuar që të merrte pjesë te "Britain's Eurovision Song Contest 2009", menaxherja e Ora-s Sarah Stennett, e vuri atë në kontakt me kompaninë "Roc Nation", pronë e Jay-Z-së. Ora ka nënshkruar një kontratë në vitin 2008 dhe më pas u shfaq për pak te videoja e Jay-Zsë, me titull "Young Forever". Para se ta lansonte albumin e parë, Ora kishte bërë disa video në "YouTube" ku kishte performuar këngët si "OutKast's Hey Ya". Videot e tilla gjetën vëmendjen e DJ Fresh, që kishte dashur ta ketë një vokaliste femër për këngën e tij "Hot Right Now". Rita ishte shumë e suksesshme dhe ka debutuar te "No.1" në "UK Singles Chart". Pasi k alansuar këngët si "R.I.P" dhe "How We Do" më 2012, këngëtarja ka bërë me dije se albumi i saj do ta ketë emrin "Ora". Albumi i lansua më 27 gusht 2012 dhe ka debutuar te "No.1" në "UK Albums Chart". Rita më pas vazhdoi në televizion dhe film dhe në vitet 2013 dhe 2014, ajo ishte bashkë-nikoqire te "BBC Radio 1's Teen Awards" me Nick Grimshaw, dhe i shfaq si trajnere te "BBC One's The Voice UK". Këngëtarja e hitit "R.I.P." ka aktruar motrën e Christian Grey, me emrin Mia, në filmin "Fifty Shades of Grey". Ajo ka reprizuar rolin në dy vazhdime. Në vitin 2015, Ora ka paditur "Roc Nation", duke thënë se kontrata që e kishte nënshkruar më 2008, kur ishte 18 vjeçe, ishte e pazbatueshme. Një zgjidhje ishte gjetur më 2016 dhe Ora ka nënshkruar më "Atlantic Records" në muajin shtator të po atij viti. Në muajin maj 2017 Rita ka lansuar këngën "Your Song", bashkë-shkruar me Ed Sheeran, nga albumi i dytë i planifikuar. Në tetor të vitit 2017,sajo ka lansuar këngën 'Anywhere', që u ngjit në vendin e dytë. Në fillim të vitit 2018, Rita Ora dhe Liam Payne lansuan 'For You' këngën nga "Fifty Shades".

Sa është pasuria e Rita Ora-s?

Pasuria e Rita Ora-s është rreth 13 milionë euro, sipas llogarive të bëra nga "Celebrity Net Worth". Më 2016, këngëtarja e "Hot Right Now" ishte viktimë e një mashtrimit të madh ku kishte humbur rreth 2.59 milionë euro, në biznesin që kishte investuar.

Si i fiton gjithë këto të holla Rita Ora?

Përkundër se ka lansuar vetëm një album midis viteve 2012 dhe 2017, Rita Ora është muzikante shumë e suksesshme. Shumica e këngëve të saj janë në majat e top listave në Britani. Në fund të vitit 2017, Ora ka bërë me dije se do të ketë koncerte në vitin 2018, në Londër, Dablin, Mançester dhe Birmingem. Ajo po ashtu është e zonja në biznes.

(Kosova Sot)