Tre amerikanët dhe terroristi i armatosur

  • 12 February 2018 - 17:56
Tre amerikanët dhe terroristi i armatosur

Ky është filmi i fundit i Clint Eastwood-it  

Fjala është për një film të plotë, i cili ka të bëjë me tre amerikanë të rinj që merren me një terrorist të armatosur deri në dhëmb, i cili ka për qëllim që të vrasë sa më shumë njerëz në trenin e shpejtë për në Paris, dy vjet më parë.

Filmi i fundi i Clint Eastwood sjell tre heronj realë që kanë parandaluar një terrorist në trenin e shpejtë për Paris në vitin 2016, derisa aktorët kryesorë në tregimin për njerëzit e zakonshëm që kanë madhështi mbi ta. Ky është një film i plotë, i cili ka të bëjë me tre amerikanë të rinj që merren me një terrorist të armatosur deri në dhëmb, i cili ka për qëllim që të vrasë sa më shumë njerëz në trenin e shpejtë për në Paris, dy vjet më parë. Vendimi i rrezikshëm i Clint Eastwood-it, që të sjellë tre djem të rinj që kanë bërë aktin heroik qëndron derisa kjo novelë është konsideruar si shumë banale. Shpëtimi i sa më shumë jetëve Shpresa e vetme reklamuese për filmin "15:17 to Paris" qëndron në pjesën e audiencës së madhe të filmit "American Sniper", derisa filmi i ri ka engjëj patriotikë dhe religjiozë që mund të shfaqen për shikuesit në Amerikën e Mesme dhe atë Veriore. Pak a shumë si filmi i fundit i regjisorit Clint Esstwood, me titull "Sully", që kishte fituar 240 milionë dollarë në mbarë botën, kjo në fakt sjellë një aksident të vërtetë në të cilin individët hasin në një emergjencë për të shpëtuar sa më shumë jetë që munden. Personazhet në këtë pyetje thjesht thonë se ata kishin bërë më së miri atë për të cilën janë trajnuar ta bëjnë, porse Eastwood qartë është i interesuar që të sjellë instinktet e meshkujve që nuk kanë frikë, kanë qetësinë apo mendimet e dyta.

Miqtë nga shkolla e mesme

Me gjasë, Eastwood së fundmi është ngjitur mirë në ngjarje të tilla, duke gjetur heroizmin e përditshëm të njerëzve, të cilët thjesht ngrihen në lartësi. Siç duket, ajo që nuk i jep edhe aq ngritje është skenari nga Dorothy Blyskal, që është bazuar në librin e bërë nga tre autorë bashkë me Jeffrey E. Stern. Skenat e para janë aq të thjeshta, po aq sa edhe libri. Skenat sjellin miqtë nga shkolla e mesme Spencer Stone dhe Alek Skarlatos (fëmijët aktorë William Jennings dhe Bryce Gheisar) që futen në telashe në shkollë, që dërgohen në zyrën e drejtorit. Që të dy kanë nënat e tyre të ndara nga bashkëshortët, baballarët e tyre, dhe që janë shumë fetarë derisa njëra prej tyre është kritike ndaj drejtorit duke i thënë, "Zoti im është më i madh se statistikat e tua". Gjatë rrugëtimit ata bëjnë edhe një shok të ri, Anthony Sadler (Paul-Mikel Williams), që është me ngjyrë dhe paksa më hipi sesa ata dy që janë. Ata luajnë mes tyre në mal, duke u shtirur se po bëjnë luftë, porse njëri prej tyre, Spencer, që në moshë të re pëlqente armët. Kur Spencer e pyet Anthony-n nëse dëshiron të shkojnë për gjueti, ai i thotë, "Zezakët nuk dalin për gjah". Spencer vërtet ka dëshirë të bashkohet me "Air Force". 

Planet për udhëtim nëpër Evropë

Që të tre miqtë mbesin në kontakt në të njëzetat e tyre dhe në verën e vitit 2016 - Spencer, tani në "Air Force"; Alek, që kalon kohë me "Oregon National Guard"; dhe student te "Cal State", Anthony - bëjnë plan që të takohen për një udhëtim nëpër Evropë. Djemtë shkojnë në Romë, në Venedik dhe në Berlin, takojnë ndonjë vajzë aty- këtu, por asgjë nuk ndodh. Nuk ka gjë interesante, vetëm fjalë, shëtitje nëpër restorante, derisa në momentin e fundit, në vend se të shkojnë për në Spanjë, ata vendosin të shkojnë në Amsterdam. Disi ata ia dalin të barten në klasin e parë të udhëtimit, pasi terroristi del nga një banjë, pa bluzë dhe i mbushur me armë. Ai shtie dhe e plagos një njeri, derisa Spencer vrapon drejt tij. Kontributi i madh i Spencer-it është shpëtimi i jetës së një njeriut që ishte qëlluar në qafë. Në stacionin tjetër policia e kap terroristin e tre amerikanët ia mësyjnë Parisit.

(Kosova Sot)