Oscar 2018: Të nominuarit për çmimet kryesore (Foto)

  • 04 March 2018 - 23:44
Oscar 2018: Të nominuarit për çmimet kryesore (Foto)

Më 23 janar janë bërë publike nominimet për çmimet Oscar në Beverly Hills, në Kaliforni. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Hollivud - do të fillojë në mbrëmjen e 4 marsit, sipas kohës amerikane, apo në orën 2 të mëngjesit të 5 marsit, sipas kohës sonë.

Filmi The Shape of Water gjendet ne krye të listës me më së shumti nominime, 13 gjithsej, duke përfshirë kategoritë për filmin më të mirë, aktoren dhe aktorin në rol dytësor.

Në vendin e dytë gjendet filmi Dunkirk me tetë nominime, derisa filmi i kategorisë dramë-krim, Three Billboards Outside Ebbing, Missouri listohet në vendin e tretë me shtatë nominime.

Image

Të nominuar për kategorinë aktori më i mirë janë, Timothee Chalamet, për rolin e tij në filmin Call Me By Your Name, Daniel Day Lewis, në filmin Phantom Thread, Daniel Kaluuya, në Get Out më pas Gary Oldman, për portretizimin e Winston Churchillit në filmin Darkest Hour dhe Denzel Washington për performancën e tij në filmin Roman J. Israel, Esq.

Image
Image

Në rolin e aktores më të mirë, në garë janë, Sally Hawkins për rolin e saj në filmin The Shape of Water, Frances McDormand në Three Billboards Outside Ebbing, Missouri, më pas Margot Robbie për performancën e saj në filmin I, Tonya, duke u përcjellur nga Saoirse Ronan në rolin e saj në filmin Lady Bird dhe veteranja e filmit Meryl Streep për rolin e saj në filmin The Post.

Image
Image

Për çmimin e Regjisorit më të mirë garojnë Guillermo del Toro, Christopher Nolan, Jordan Peele, Greta Gerwig dhe Paul Thomas Anderson.

Image

(Kosova Sot)