Aktori i njohur turk ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

  • 06 March 2018 - 14:50
Aktori i njohur turk ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Aktori i njohur turk Harun Kandemir, i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të serialin “Lugina e Ujqërve” ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet se shkak i kësaj ngjarje tragjike është bërë një sulm në zemër të cilit aktori nuk mundi ti mbijetojë.

Pak minuta pasi kishte ngrënë darkë, aktroi pësoi atak kardiak dhe si pasojë u shtri përtokë. Pas kësaj familjarët e 35-vjeçarit kanë lajmëruar ambulancën por ai ndërroi jetë pak para mbërritjes së saj. 

(Kosova Sot)