Gratë e Jasharëve, kontribut të jashtëzakonshëm në luftë

  • 07 March 2018 - 08:55
Gratë e Jasharëve, kontribut të jashtëzakonshëm në luftë

NË 20-VJETORIN E RËNIES SË ADEM JASHARIT, U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE "JASHARËT DHE LUFTA ÇLIRIMTARE"

Prekazi është vendi ku u krijuan shumë rrëfime

"As vdekja e tyre dhe shkatërrimet nuk janë fundi i rrëfimit. Menjëherë pas kësaj masakre lufta u intensifikua dhe filloi me një fushatë në media, arte, kulturë, letërsi dhe tubime publike, për të prodhuar kuptimet e masakrës si simbol i çlirimit kombëtar shqiptar", ka thënë studiuesja Ana Di Lelio, duke shtuar se pjesëtarët e familjes Jashari nuk u pushkatuan, por iu përgjigjën zjarrit me zjarr

Mbrojtja përmes armëve e familjes Jashari në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kundër forcave ushtarake e policore serbe, bëri kthesë të rëndë- sishme jo vetëm në zhvillimet politike të asaj kohe. Njëkohësisht kjo qëndresë e paparë më parë në historinë globale u shndërrua në një motor të luftës për çlirim nga Serbia, duke mobilizuar për një kohe të shkurtër qindra-mijëra vullnetarë jo vetëm brenda hapësirës shqiptare në Ballkan, por edhe nga diaspora. Kjo betejë u dha fund hezitimeve dhe dyshimeve të deriatëhershme, se zgjedhja e çështjes së Kosovës do të vinte përmes paqes. Kështu thanë të martën studiuesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj, në konferencën shkencore "Jasharët dhe lufta çlirimtare", që u mbajt dje (e martë, 6 mars), me rastin e 20-vjetorit të rënies së heroit Adem Jashari dhe familjes Jashari. Konferenca u organizua nga Instituti i Historisë së Kosovës, "Ali Hadri", ai i Tiranës dhe Instituti i Trashëgimisë Shqiptare në Shkup. Gjatë kësaj konference u prezantuan kumtesa të shumta, përmes së cilave u sollën shumë dëshmi dhe fakte me rëndësi për kontributi e Jasharëve dhënë për luftën çlirimtare, por edhe luftën e UÇK-së. 

Qëndresë më e madhe se e Perandorive 

Në fjalën e hapjes, drejtori i Institutit të Historisë "Ali Hadri", Sabit Syla, ka thënë se Jasharët me luftën e tyre bënë histori, duke nisur fundin e sundimit të fuqisë pushtuese serbe në Kosovë. Sipas tij, qëndresa e familjes Jashari bëri atë që nuk mund ta bënin as perandoritë e mëdha, saqë me qëndresën e tyre më 5,6 dhe 7 mars ngritën një mur të pakalueshëm, para të cilit ra fuqia e një pushtuesi shekullor të shqiptarëve dhe historia nuk njeh rast të tillë. "Epopeja e UÇK-së është simboli i përpjekjes kulmore që sublimoi me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës", ka thënë ai ndër të tjera. Shumë prej kumtesave të prezantuara në këtë konferencë vunë në pah rolin dhe kontributin që kanë dhënë anëtarët e familjes Jashari në qëndresën e 5, 6 dhe 7 marsit, veçmas gratë. Duke prezantuar kumtesën e saj, "Motivimi i luftës së Jasharëve përmes tregimit të ngjarjes", studiuesja Ana Di Lellio ka thënë se grave dhe vajzave të Jasharëve duhet t'u jepet vendi i merituar që u takon dhe të përmenden kontributi i tyre në ceremonitë zyrtare. Sipas saj, Prekazi është vendi ku u krijuan shumë rrë- fime."Interpretimi im është se rrëfimi i Jasharëve të lindur dhe rritur në rajonin kryengritës të Drenicës nuk fillon në Prekaz në mars të vitit 1998. Jasharët janë të fundit në vazhdën e gjatë të heronjve lokalë. As vdekja e tyre dhe shkatërrimet nuk janë fundi i rrëfimit. Menjëherë pas kësaj masakre lufta u intensifikua dhe filloi me një fushatë në media, arte dhe kulturë, letërsi dhe tubime publike, për të prodhuar kuptimet e masakrës si simbol i çlirimit kombëtar shqiptar", ka thënë Di Lelio, duke shtuar se pjesëtarët e familjes Jashari nuk u pushkatuan, por iu përgjigjën zjarrit me zjarr. 

Kontribuueset e harruara

Më tej, ndër të tjera, ajo ka thënë se gjatë hulumtimeve të saja ka mësuar se gratë e familjes Jashari nuk kanë qenë viktima, por luftëtare."Adilja, gruaja e komandantit, ishte e para që vdiq derisa po u sillte municion luftë- tarëve. Ndërsa ajo dhe gratë e tjera jetojnë përgjithmonë në zemrat e familjes dhe rrethit, shumë pak në shoqëri i kujtojnë ato", ka thënë studiuesja Di Lelio, duke pohuar se të gjitha gratë dhe vajzat e familjes duhet të kenë shumë peshë në përkujtimore që mbahen në kujtim të luftës së UÇK-së, së bashku me shumë gra tjera, të cilat luftuan në Kosovë. Pasi gratë, sipas saj, luajtën shumë role të rëndësishme në luftën e UÇK-së. Ndërkaq, Beqir Meta, në kumtesën e tij "Lufta e Kosovës në kancelaritë perëndimore dhe vendi që zë familja Jashari në këtë luftë", ka thënë ndër të tjera se qëndresa e Jasharëve bëri një kthesë të rëndë- sishme, pasi ajo erdhi si rezultat i zhvillimeve politike, pas Dejtonit, ndodhi në kohë e duhur."Sakrifica e familjes Jashari dhe lufta e UÇK-së dhanë mesazhin e qartë se shqiptarët nuk do të nënshtroheshin, duke haur rrugë edhe presion ndërkombë- tar ndaj Serbisë dhe duke bërë të nevojshme ndërhyrjen ndërkombëtare", ka thënë Meta.


(Kosova Sot)