Kush është Jennifer Lawrence, SA PASURI POSEDON?

  • 07 March 2018 - 17:37
Kush është Jennifer Lawrence, SA PASURI POSEDON?

REAGOI NË MËNYRË TË VRAZHDË GJATË "BAFTAS 2018" ME JOANNA LUMLEY

Pasuria neto e aktores llogaritet të jetë rreth 120 milionë dollarë (97 milionë euro)

Si aktore ishte zbuluar nga një agjent talentesh në qytetin e Nju-Jorkut në moshën 14 vjeçe dhe shumë shpejt filloi me qasje të plotë në aktrim pas diplomimit, në fillim me role të vogla në filma të ndryshëm dhe produksione televizive.

Një nga aktoret më të njohura sot, Jennifer Lawrence po ashtu është një nga aktoret më të bukura. Aktroja e re nga Hollivudi, që njihet për rolin e saj te seritë e "The Hunger Games" dhe filmat e shumtë të "X-Men", pa dyshim prania e saj në ekranin e argjendtë viteve të fundit ka peshë. Por, kush në të vërtetë është Jenner Lawrence? Sa peshon pasuria e saj? Këtu ju sjellim krejt çfarë duhet të dini për këtë aktore.

Kush është Jennifer Lawrence?

Jennifer Lawrence është aktore, që është shfaqur në filmat e mëdhenj si "The Hunger Games" dhe "XMen: First Class". Ajo ka lindur më 15 gusht 1990 në Indian Hills, Kentaki. Ajo ka vuajtur nga ankthi shoqëror në rininë e saj, por shpejt e ka zbuluar se aktrimi e ka lehtë- suar atë kur kishte performuar. Ajo si aktore ishte zbuluar nga një agjent talentesh në qytetin e NjuJorkut në moshën 14 vjeçe dhe shumë shpejt filloi me qasje të plotë në aktrim pas diplomimit, në fillim me role të vogla në filma të ndryshëm dhe produksione televizive. Roli i saj i madh depërtues erdhi në vitin 2010, kur u shfaq në dramën "Winter's Bone", rol që asaj ia kishte siguruar një nominim për "Best Actress" te "Academy Awards", duke u bërë personi i dytë më i ri që ishte dominuar ndonjëherë për këtë kategori. Më pas, Lawrence u shfaq te filmi i vitit 2011 me titull "X-Men: First Class", para se të bëhej emër i madh në vitin 2012 në vazhdimet e filmit "The Hunger Games", që u bë heroina më e paguar në historinë e Hollivudit. Krejt së fundmi, Jennifer Lawrence është përfshirë me produksionin e filmit "X-Men: Dark Phoenix". Ajo po ashtu ka fituar shumë mirënjohje viteve të fundit, përfshirë "BAFTA Award" për "Best Actress" për rolin përkrahës për "American Hustle" më 2013 dhe "Golden Globe Award" për rolin e saj te "Joy", më 2015

Sa peshon pasuria e Jennifer Lawrence?

Sipas "Celebrity Net Worth", pasuria neto e aktores Lawrence llogaritet të jetë rreth 120 milion dollarë (97 milion euro).

SI i fiton të hollat Jennifer Lawrence?

Jennifer Lawrence shumicën nga të hollat e saj i fiton duke u shfaqur nëpër filma të mëdhenj që kanë pasur sukses, si filmat "The Hunger Games" dhe seritë "X-Men". Ajo po ashtu ka fituar shumë të holla përmes paraqitjeve televizive me kalimin e viteve, përfshirë shfaqjen "The Bill Engvall Show", si dhe duke modeluar për shtëpitë e njohura të modës, si "Dior".

Fotot lakuriqe të Jennifer Lawrence

Në vitin 2014, llogaria e Jennifer Lawrence te "iCloud" ishte hakuar nga haberi i të famshmëve Edward Majerczyk, duke hedhur në publik disa foto lakuriqe të saj. Këto foto atë e kishin shqetësuar pa masë, që aksidentin e kishte quajtur 'dhunues në mënyrë të pabesueshme'. Majerczyk ishte burgosur për nëntë muaj për fotot e aktores, por edhe për fotot e më shumë se 300 personave tjerë. 

Çfarë ndodhi te "BAFTAs 2018" me Joanna Lumle

Lawrence kishte shkaktuar një kontrovers minor te "2018 BAFTAs" kur në skenë ia kishte dhënë një 'dis' Joanna Lumley. Pasi Lumley kishte mirëpritur 'të mrekullueshmen Jennifer Lawrence' në skenë për ta prezantuar për "Outstanding British Film", Lawrence thjesht i kishte thënë me një fjalë pa gjallëri 'hi, kjo ishte pak e tepërt, por të faleminderit, Joanna'. Shumica kishin menduar se sjellja e saj nuk ishte aspak e mirë dhe nëpër rrjetet shoqërore kishin shprehur zhgënjimin me të. Lawrence më vonë ishte mbrojtur duke thënë se reaksioni ishte një 'tallje nga brenda', dhe se nuk e kishte ndërmend të jetë e vrazhdë

Me kënd është në lidhje Jennifer Lawrence?

Për momentin, Jennifer Lawrence është beqare. Ajo paraprakisht ishte në lidhje me regjisorin Darren Aronofsky, por çifti u ndanë në nëntor të vitit 2017. Lawrence paraprakisht ishte në lidhje me Nicholas Hoult, derisa fjalët se ajo ishte në lidhje me aktorin Brad Pitt, nuk ishin të vërteta. 

(Kosova Sot)