Kush do ta fitojë OSKARIN NË MOT?

  • 08 March 2018 - 17:08
Kush do ta fitojë OSKARIN NË MOT?

CATE BLANCHETT KURRË NUK ËSHTË LARG SKENËS SË OSKARËVE

Robert Redford ka munguar nga gara Oskar që nga viti 1995

E dimë se sapo u ndanë Oskarët për sivjet, por nga dëshira që të jemi të parët me parashikime, po ua sjellim disa emra, për të cilët mendojmë se kanë gjasa që të fitojnë në vitin 2019

CATE BLANCHETT

Me dy fitore dhe me pesë nominime që nga koha kur u paraqit në vitin 1998 me filmin "Elizabeth", Cate Blanchett kurrë nuk është larg skenës së Oskarëve. Pasi që shkatërroi fëmijëritë e meshkujve të pasigurt në tërë botën me rolin në filmin "Ocean's 8", Blanchett do të paraqitet në filmin më të ri të Richard Linklater, i cili së fundmi e impresionoi Akademinë me filmin fitues të vitit 2014, "Boyhood". Blanchett me siguri se pretendon çmimin në kategorinë e aktores më të mirë, me rolin në "Where'd You Go, Bernadette?", si një agorafobe mizantrope e cila zhduket. Kushdo që thotë se nuk i intereson një film i tillë, është rrenacak. 

Image

 

JULIANNE MOORE

Pasi që, me të drejtë, triumfoi në vitin 2015 për performancën në filmin "Still Alice", Julianne More mori 'Oskarin' e saj të parë, pas katër nominimeve. Viti i kaluar e solli atë me rolet në filmat "Wonderstruck" dhe "Suburbicon", por ajo mund të kthehet me rolin e saj kryesor në filmin rimejk të regjisorit Sebastián Lelio, me titull "Gloria". Drama origjinale e vitit 2013 flet rreth një gruaje të moshuar, rol që me bukuri luhet nga Paulina García, e cila është në kërkim të dashurisë dhe shoqëruesit në klubet e vallëzimit në Santiago. Moore do ta udhëheqë versionin e ri, të rivendosur në Los Anxheles. Sikur edhe origjinali, ky film pritet që t'iu sjellë yjeve të tij një peshë të konsiderueshme. 

Image

GLENN CLOSE

Pasi që Leonardo DiCaprio përfundimisht e fitoi çmimin Oskar, pas tentimit të pestë, duket se edhe i nominuari gjashtë herë, Glenn Close, përfundimisht do të bëhet me Oskar, pasi që ka marrë disa prej kritikave të mira për rolin e saj në filmin "The Wife". Ky film pati premierën në Festivalin e filmit "Toronto 2017" pa ndonjë distributor, derisa u mor nga "Sony Pictures Classics". Janë të shumtë ata që pajtohen se në këtë film shohim njërën prej performancave më të mira të Close-s, gjë që shpresojmë se do ta bëjë edhe atë me Oskar. 

Image

 

ROBERT REDFORD

Përkundër ca zërave të merituar rreth dramës "All is Lost", Robert Redford ka munguar nga gara Oskar që nga viti 1995, me rolin në filmin "Quiz Show". Shikuar nga jashtë, projekti i tij i ri duket tepër familjar (një plaçkitës i moshuar i bankave planifikon një goditje finale, nga brendësia e një komuniteti pensionistësh), por ky film përmban më shumë sesa kaq. Së pari, ai bazohet në një artikull të botuar në "New Yorker", ku tregohej ngjarja e vërtetë e Forrest Tucker, një artisti të ikjes nga burgu; së dyti, ai sjell edhe emra të tillë, si Elisabeth Moss, Casey Affleck, Tom Waits dhe Sissy Spacek; dhe, së treti, më me rëndësi, ky është filmi më i ri nga David Lowery.

Image

RYAN GOSLING 

Pasi që Damien Chazelle, regjisor i filmit "La La Land", i ndihmoi aktorit Ryan Gosling që ta merrte nominimin e tij të dytë në kategorinë e aktorit më të mirë, Chazelle me mençuri ka vendosur që ta përdorë atë edhe për projektin e tij të ardhshëm, më ambicioz, "First Man". Gosling do ta luajë rolin e Neil Armstrongut në një dramë që flet për jetën e këtij astronauti midis viteve 1961 dhe 1969, bazuar në një libër të profesorit të historisë James R Hansen. Ky është një rol i madh për aktorin Gosling, i cili duhet t'ia mundësojë atij që të dalë nga personazhi me të cilin paraqitet rëndom. 

Image

TARAJI P HENSON 

Tri vjet pas performimit të këngës fituese të Oskarit, "It's Hard Out Here for a Pimp" në ceremoninë e vitit 2005, Taraji P Henson mori nominimin në kategorinë e aktores më të mirë mbështetëse, për rolin e saj në filmin "The Curious Case of Benjamin Button". Vitin e kaluar, puna e saj në filmin "Hidden Figures" mund të ketë kaluar pa u vërejtur, por ky film mori tri nominime. Ajo është bashkuar me fituesin e sivjetmë në kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës, Sam Rockwell, për rolin e saj të ardhshëm, që ka gjasë për të fituar. Ajo luan rolin e një aktivisti të të drejtave të njeriut, të quajtur Ann Atwater, në dramën e bazuar në jetën reale, "The Best of Enemies", që flet për një miqësi të pamundur, të cilën Atwater e ndan me një anë- tar të Ku Klux Klan, Claiborne Paul, rol që luhet nga Rockwell. 

Image

 

(Kosova Sot)