Para shumë shikuesve, u dha premiera e shfaqjes 'Skënderbeu'

  • 17 November 2018 - 16:11
Para shumë shikuesve, u dha premiera e shfaqjes 'Skënderbeu'

Mbrëmë nga ora 18:00 para shumë shikuesve, në teatrin AAB, u dha premierë shfaqja dramatike “Skënderbeu”  ideuar nga Xhevat Limani, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Shfaqja i dedikohet figurës së heroit dhe është prodhim i Teatrit Shqiptar në Amerikë dhe në AAB shfaqet në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Shfaqja është një krijim brilant i realizuar me mjeshtëri nga artisti Xhevat Limani.

E veçanta e monodramës është dhe paraqitja e dy solokëngëtareve të shkollës së Tiranës, sopranos Era Hoxha dhe mezzosopranos së njohur shqiptare Besiana Mehmedi.

 

 

(Kosova Sot)