“Psycho” për gratë e dhunuara

  • 20 November 2018 - 16:01
“Psycho” për gratë e dhunuara

“Psycho” roman i përfolur i Ilir Muharremit, roman që i kushtohet psikopatisë, skenave horror, maktheve, ferrit, torturave, dhimbjes, dashurisë, jetës së shfrenuar, alkoolit, drogës dhe muzikës psy-trans. Në përfundim të pjesës së parë , në fund të romanit zbulojmë se gruaja e cila vazhdimisht e dëgjon protagonistin  është e dhunuar. Kush e dhunoi? Protagonisti apo dikush tjetër? Atë e zbuloni kur ta lexoni romanin. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga kjo pjesë:

“Vetëvrasjen. Më thuaj sa herë ke nisë të vetëvritesh dhe prapë je kthyer? E dijë zonjë, rasti i dytë ishte  kur tentoje të pije varikin dhe familja të shpëtoj. Atë e bëre kur u lidhe me një djalosh të fesë tjetër. Ishte krishterë i devotshëm, kurse ti myslimane. Duheshit shumë, e dijë, por dashuria juaj ishte e ndaluar nga të dyja familjet, dhe gjithmonë dashuritë e ndaluara janë më të përjetshme se sa ato të lira. Pas pak kohësh djali u vetëvra. E ti e vuajte shumë atë, dhe tentove të bashkoheshe me të. A nuk është kështu zonjë? Po t’i lëmë zonjë të këqijat, të jetojmë tash me të mirat, jemi bashka apo jo? Edhe për dhunimin tënd më ke folur, edhe shenjën te mjekra të bërë më thikë nga dhunuesi. Të gjitha i dimë bashkë zonjë.”

(Kosova Sot)