'New Rules' e Dua Lipës u dëgjua 1 miliard herë në platformën "Spotify"

  • 20 November 2018 - 16:49
'New Rules' e Dua Lipës u dëgjua 1 miliard herë në platformën

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa po shënon historinë! Me sukseset e saj të pandalshme ajo dita-ditës po lë gjurmë në historinë e muzikës në nivel ndërkombëtar. Hiti i saj "New Rules" u dëgjua 1 miliard herë në platformën e muzikës "Spotify", duke u bërë kënga e dytë nga një artiste femër që e arriti këtë. Mëngjesin e djeshëm, lajmin e mirë me fansat e ndau vetë këngëtarja. "Mirëmëngjesi! 1 miliard dëgjime në "Spotify"! Shumë dashuri dhe respekt për të gjithë ju që po e dëgjoni këtë këngë… Faleminderit, faleminderit! Kjo është shumë e mirë', shkroi Dua sipër fotografisë. "New Rules" e Duas u publikua në korrik të vitit të kaluar dhe deri më tani arriti mbi 1.5 miliard klikime në kanalin zyrtar në "Youtube".

 

(Kosova Sot)