Rrëfimi për çiftin me shumë telashe

  • 21 November 2018 - 15:30
Rrëfimi për çiftin me shumë telashe

Bryan kishte kapur mat të dashurën e tij Cassie, që kishte bërë seks të çmendur me një burrë tjetër

Çifti shkon në një vend tjetër për të shëruar lidhjen me plot telashe. Gjatë një pushimi në një vend të marrë me qira, përfshihet edhe një italian, një i huaj, i cili vëzhgon secilën lëvizje të tyre me qëllim për t'i përçarë ata

Aktorët e njohur nga Hollivudi, bëhet fjalë për Aaron Paul dhe Emily Ratajkowski aktrojnë një çift, lidhja e tyre që kërcënohet nga një i huaj krejt i panjohur, të cilët huazojnë një vilë në një fshat italian, në trilerin e George Ratliff. Filmi me titull "Broken Bad" nuk mjafton për aktorin Aaron Paul që të ndalojë paraqitjen e tij në filmat të klasit B, e tash vjen me filmin "Welcome Home". Ky është një triler tipik, regjinë e të cilit e ka bërë George Ratliff (Joshua, Hell House), derisa pranë tij vjen edhe aktorja e njohur Emily Ratajkowski (Gone Girl) që këtu vijnë si një çift, që kanë dalë në një vend tjetër për të shëruar lidhjen e tyre plot me telashe, gjatë një pushimi në një vend të marrë me qira derisa tashmë aty përfshihet edhe një italian, një i huaj i cili vëzhgon secilën lëvizje të tyre. 

Pushimi romantik

Kështu, Bryan (Paul) dhe Cassie (Ratajkowski) nuk munden të besojnë se sa me fat janë kur arrijnë në peizazhin italian të cilin e kishin marrë me qira në uebsajtin "Welcome Home". Të përshëndetur me një shishe verë dhe një porosi mikpritjeje nga pronari i shtëpisë, shumë shpejtë ata vendosen për pushimin e tyre romantik. Ata vërtet për një pushim si ky kishin nevojë, pasi Bryan, që me vete kishte marrë edhe një unazë fejese, ende është duke u përballur me ndjenjat e tij, pasi kishte kapur mat të dashurën e tij Cassie, që kishte qenë e dehur, derisa po bënte seks të çmendur me një burrë tjetër. Derisa ata janë në pishinë, Bryan ndjen frikën e shkurreve të kopshtit. Më pas po del se gjithçka në këtë shtëpi të vendosur është në mbikëqyrje nga kamerat, që janë duke u monitoruar nga Federico (Riccardo Scamarcio), një fqinj i hijshëm të cilin së pari e takon Cassie kur të jetë ndalur teksa ishte në një vrapim. 

Ratajkowski shihet e zhveshur në disa skena

Federico shpejt përfshihet në jetën e çiftit, duke manipuluar me ta për të vetmin qëllim, për t'i ndarë ata. Më pas kjo lidhje dramë del të jetë një dramë e rreptë. Në disa raste aktorja Ratajkowski shihet e zhveshur, ku personazhi i saj disa herë bën dushe (dy dushe vetëm në 30 minutat e parë të filmit). Një skenë interesante përfshin personazhin Federico që pretendon se është Bryan gjatë një ndërlidhjes seksuale ku një rastësi absurde është se Cassie ka sytë e lidhur në dhomën e saj të gjumit.

 

 

(Kosova Sot)