Babadimri në burg

  • 22 November 2018 - 08:07
Babadimri në burg

Kërshëndellat vijnë vetëm një herë në vit, kështu që përkundër asaj se sa të këqij mund të jenë filmat festivë të "Netflix"-it, ju do t'i harroni ata shumë shpejt. Kjo nuk d.m.th. se Netflix duhet të pushojë së tentuari për të bërë filma të tillë. Bota ka nevojë për filma të mirë të Kërshëndellave.

Përgjatë 10 viteve të fundit, Hollivudi ka hezituar që të bëjë përpjekje të mëdha rreth filmave të Kërshëndellave. Bile, ka pasur vite pa ndonjë film të madh të studiove me tematikë festive. Mungesa e filmave rreth Kërshëndellave shpesh lidhet me kufizimin e mundësive të marketingut: këta filma shikohen vetëm në një periudhë të shkurtër, në nëntor dhe dhjetor, ku pritja një vit midis opsionit kinematik dhe të shikimit në shtëpi, më nuk është opsion. Por, "Netflix" është i gatshëm që ta mbushë këtë boshllëk duke lëshuar një seri të filmave origjinalë, por me vlera të diskutueshme. Këtë vit, ai sjell filmat "The Holiday Calendar","The Princess Switch", "A Christmas Prince: The Royal Wedding" dhe, në ofertën kulmore, "The Christmas Chronicles". Ky film ka pasur një mbulim të konsiderueshëm të marketingut, duke pasur parasysh se në rolin kryesor e ka Kurt Russell. Megjithatë, kritikët thonë se nuk ka marketing i cili mund ta bëjë këtë film të vlefshëm për ta shikuar.

Teddy me të shpejtë shndërrohet në një delinkuent

Baba i dashur i familjes (Oliver Hudson) vdiq në mënyrë tragjike në vendin e punës, duke mbrojtur heroikisht familjet nga një shtëpi që digjej. Kjo e lë nënën (Kimberly Williams-Paisley) duke punuar si prind i vetëm në spital dhe duke u marrë me djalin e saj adoleshent Teddy (Judah Lewis) dhe me vajzën 10 vjeçe, Kate (Darby Camp). Kate merret me videoplejerin e babit (një model tepër i vjetër, edhe pse ngjarja në film fillon në vitin 2006), kur ajo incizon një mesazh për Babadimrin. Në ndërkohë, Teddy me të shpejtë shndërrohet në një delinkuent, duke konsumuar alkool dhe duke vjedhur vetura. Pas një prologu tepër të gjatë, mbërrijmë në mbrëmjen e Kërshëndellave dhe nëna thirret në momentin e fundit që të shkojë në punë. Teddy dhe Kate lënë anash për momentin mosmarrëveshjet vëlla-motër dhe duke punuar së bashku për ta vënë një kamerë të fshehtë me shpresë ta xhirojnë Babadimrin. Ka aq shumë incizime në këtë film, sa që mund të duket sikur një vazhdim i filmave me aktivitet paranormal. Por, edhe pse nuk është film i tillë, aty ndodh diçka e jashtëzakonshme, meqë Babadimri me të vërtetë vjen. 

Mjekra interesante

Rolin e Babadimrit e luan Russell, i cili papritmas sjell një energji dhe profesionalizëm, gjëra të cilat i mungojnë shumë këtij filmi. Aspekti i tij komik, sytë shkëlqyes dhe mjekra interesante mjaftojnë që të frymëzojnë shpresën se filmi do të vijë duke u përmirësuar. Por, po aq shpejt sa vjen Babadimri, po aq shpejt davaritet edhe kjo shpresë. Pas disa ngjarjeve vargore, Babadimri, Teddy dhe Kate mbarojnë në Çikago, duke punuar së bashku për ta rregulluar sajin e Babadimrit, për ta gjetur kapelën e tij magjike dhe për t'i gjetur drerët e tij fluturues. Nëse ata nuk arrijnë që ta bëjnë këtë gjë me kohë, atëherë një numër i madh fëmijësh do të mbesin pa dhurata për Kërshëndella, gjë që do të ishte keq për të gjithë ("A keni dëgjuar ndonjëherë për Mesjetën e errët", kërcënon Babadimri). Se çka ndodhë dhe shumë shpejt e shohim Babadimrin në burg, duke ngritur pyetjen se a është ky një film dedikuar fëmijëve, apo të të rriturve. Për fat, Kërshëndellat vijnë vetëm një herë në vit, kështu që përkundër asaj se sa të këqij mund të jenë filmat festivë të "Netflix"-it, ju do t'i harroni ata shumë shpejt. Kjo nuk dmth se Netflix duhet të pushojë së tentuari për të bërë filma të tillë. Bota ka nevojë për filma të mirë të Kërshëndellave. Filmin "The Christmas Chronicles" mund ta shikoni më 22 nëntor në "Netflix".

 

(Kosova Sot)