Pas një mungese të gjatë rikthehet në ekran Beren Saat

  • 22 November 2018 - 10:08
Pas një mungese të gjatë rikthehet në ekran Beren Saat

Aktorja e njohur turke Beren Saat ka vendosur t’i rikthehet karrierës së saj si aktore, pas një shkëputje të gjatë. Ajo po përgatitet për të qenë pjesë e serisë së dytë të “The Protecter”, krahas aktorit Cagatay Ulusoy (Sarp i ‘I Infiltruari’. Netflix njoftoi marrëveshjen me Saat me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Mirë se erdhe, edhe ne të kemi pritur”, shkruhej në mesazhin e ‘Netflix Turkiye’ në ‘Twitter’. Duke ditur fuqinë e madhe të këtij rrjeti filmash, mund të themi se Beren sapo hapi dyert e suksesit botëror.

Për mungesën e Saat në filma, është aluduar shumë, madje ka pasur dyshime se ajo nuk pranonte të nënshkruante kontrata pa vendosur një shifër të majme. Megjithatë, suksesi i serialit të parë e ka bindur ‘Sulltaneshën Kosem’ të mos e mendojë dy herë ofertën.

 

(Kosova Sot)