Jackie Chan e quan veten bastard, fjeti me prostituta të panumërta

  • 02 December 2018 - 17:19
Jackie Chan e quan veten bastard, fjeti me prostituta të panumërta

Aktori i njohur Jackie Chan ka pranuar se ka qenë "shumë i poshtër" në jetën e tij private, duke i trajtuar gratë keq dhe duke lejuar që zemërimi ta nxirrte nga binarët aq keq, sa që ta përplaste beben e tij për muri. Superylli i arteve luftarake tregon se, përpos që ka qenë një kurvar i madh, vazhdimisht ka vozitur në gjendje të dehur, duke shkatërruar një "Porsche" dhe një "Mercedes Benz" brenda një dite të vetme. Në memoaret e tij të reja, "Never Grow Up", që do të botohen më 4 dhjetor, Chan thotë se ai kishte qenë 'i tmerrshëm' ndaj të dashurës së tij të parë. Kur kthehej në shtëpi dhe e gjente atë aty, menjëherë dilte për të shkuar në kumar dhe për të pirë. Kur Chan kishte takuar gruan e tij të ardhshme, Joan Lin, ai ishte aq paranoid, sa që mendonte se ajo e donte atë vetëm sa për t'ia marrë paratë. Më pas, ai e tradhtoi atë grua me aktoren dhe ish misin e Azisë, Elaine Ng. Chan po ashtu tregon sesi ishte aq i zënë me punë, sa që mezi i dilte koha ta shihte familjen. Gjatë një grindjeje, ai thotë ta ketë përplasur djalin e tij, bebe, Jaycee.

CHAN KURRË NUK KA TENTUAR QË T'I NDREQTE RAPORTE ME TË BIJËN LESBIKE

Aktori tregon sesi,një ditë, e kishte shikuar veten në pasqyrë dhe kishte thënë: "Je një bastard i vërtetë" dhe, kishte vendosur të ndryshonte. Chan, 64 vjeç, mendon se sjelljet e tij ishin pasojë e pasigurisë dhe papjekurisë, por nuk përmend ama rastin e vajzës së tij 19 vjeçe, e cila thotë se prindërit homofobë e nxorën nga shtëpia, pak muaj pasi që iu tregoi atyre se ishte lesbike. E bija e tij quhet Etta Ng, të cilën aktori e ka me ish mbretëreshën e bukurisë, Elaine Ng Yi Lei, pasi që kishte pasur një aferë me të në vitin 1999, derisa ai ishte i martuar me aktoren tajvaneze, Joan Lin. Gjatë kohës kur Elaine ishte shtatzënë, Jackie kishte mbajtur një konferencë për shtyp, për të folur rreth aferës së tij, duke thënë: "Kam bërë një gabim të cilin e bëjnë shumë meshkuj në botë". Thuhet se Chan kurrë nuk ka tentuar që t'i ndreqte raporte me të bijën, e cila tash vonë është martuar me të dashurën e saj, kanadezen Andi Autumn. E bija e aktorit ka shkruar në Instagram se, gjatë fëmijërisë, kurrë nuk kishte përjetuar dashurinë. Në një video në "YouTube", e cila u shikua me të madhe prillin e kaluar, Etta dhe Andi thonë se për një muaj të tërë kanë qenë të pastreha, faji i prindërve homofobikë. Jackie Chan ishte rritur në një familje punëtore në Hong Kong dhe, në kulmin e famës, u bë aktori i dytë më i paguar në botë, ku vetëm Robert Downey Jr ishte më i paguar sesa ai. Pasuria e tij personale vlerësohet në rreth 350 milionë dollarë, falë hiteve të tij të shumtë, si "Rumble in the Bronx" dhe "Rush Hour". Në vitin 2016 ai mori një Oskar për të arriturat jetësore. Emri i vërtetë i Chan-it ishte Chan Kongsang dhe ai mësoi artet luftarake nga i ati, i cili e dërgoi atë në një shkollë me internat, për shkak se ishte nxënës i dobët.

ISHTE TEPËR I DHËNË PAS DREQNILLËQEVE

Chan tregon se ndihet i turpëruar që kurrë nuk arriti të mësonte shkrim-lexim dhe matematikë, meqë ishte tepër i dhënë pas dreqnillëqeve. Edhe sot e kësaj dite, kartela e tij e bankës "American Express", e cila nuk ka limit të shpenzimeve, nuk është e nënshkruar në pjesën e prapme të saj, meqë pronari i saj nuk di të shkruaj. Në Akademinë kineze të dramës Chan ishte i detyruar të mësonte artet luftarake dhe të zgjohej në orën 5 çdo mëngjes, pas vetëm gjashtë orësh gjumë. Nxënësit e asaj shkolle mësonin edhe aktrim, këndim dhe shpesh aktronin, por mësuesi i tyre ua merrte të gjitha fitimet nga aktrimi. Kur kishte 15 vjet, Chan takoi dashurinë e tij të parë, një vajzë të quajtur Chang, e cila u lidh me të përkundër faktit se prindërit e saj nuk e miratonin këtë lidhje. Chan u tregua si dashnor i tmerrshëm, meqë më pas evitonte çdo rast që të qëndronte me të dashurën. Ai thotë se, shpeshherë grindej me të thjesht sa për t'u argëtuar. Tani Chan thotë se i vjen turp nga këto sjellje, meqë Chang e donte atë me gjithë zemër. Karriera e Chan-it filloi ngadalë të ngritej në vitin 1973, kur ai u paraqit si 'ekstra' në "Enter the Dragon", filmin e Bruce Lee-së i cili solli artet luftarake para shikuesve perëndimorë. Të gjitha paratë e fituara nga ky film, Chan i bëri rrush e kumbulla në raki dhe kurva, sidomos duke fjetur me një grua të cilën ai e njihte vetëm si "Numri nëntë". Falë ndihmës së një shoku, që kishte një kompani të produksionit, Chan u bë regjisor i skenave të luftimeve. Chan luajti në shumë filma të panjohur, para se, në vitin 1978, të bëhej yll brenda natës me tre filma: "Snake in the Eagle's Shadow", "Drunken Master" dhe "The Fearless Hyena". Chan tregon se, pasi që ishte rritur në varfëri, kur u bë i famshëm vazhdimisht bartte sasi të mëdha të parave me vete, meqë ato e bënin të ndihej i sigurt. Në një rast ai të gjithë pjesëtarëve të ekipit të tij iu bleu orët më të shtrenjta që i gjeti. Ai thotë se, vetëm për një vit, kishte shpenzuar 2 milionë dollarë, duke iu bërë të tjerëve dhurata të shtrenjta. Edhe kur ishte në lidhje me aktoren tajvaneze, Teresa Teng, Chan kishte sjellje problematike. Chan thotë se sillej keq me këtë grua meqë kishte ndjenjën e inferioritetit dhe të pasigurisë, meqë Teresa kishte sjellje aristokratike. Më pas ai gjeti zhanrin e tij të preferuar të filmave: komedi të përzier me arte luftarake. Ai i bënte vet edhe skenat e rrezikshme, prandaj disa herë u lëndua keq. Derisa bëri filmin "Armor of God", ai kishte pësuar lëndim të trurit. Ky film ishte duke u xhiruar në ishJugosllavi, ku për fat ishte një kirurg i njohur nga Zvicra, i cili kishte shkuar atje për një konferencë shkencore. Ai e operoi aktorin dhe e shpëtoi nga vdekja. Chan takoi aktoren Joan Lin, të cilën e quan "dashuria e jetës sime" derisa ishte në një udhëtim në Tajvan, prej nga është ajo. Ata tentuan që ta mbanin lidhjen e tyre sekrete, por në vitin 1981 ajo ngeli me barrë dhe ata vendosën që të martoheshin. Por, Chan u bë paranoik, duke menduar se aktorja kishte ngelë me qëllim shtatzënë, vetëm sa për t'ia marrë paratë. 

 

(Kosova Sot)