"U2', muzikantët më të paguar në botë, me 118 milionë dollarë amerikanë

  • 07 December 2018 - 15:49

Muzikanti i tretë me më së shumti fitime në botë është Ed Sheeran
 

'Rokerët e pavdekshëm irlandez' Joshua Tree Tour që festojnë përvjetorin e tridhjetë të albumit me po të njëjtin emër -kanë fituar 316 milionë. Ata ia kanë dalë të lënë prapa "Coldplay", që ka zënë vendin e dytë me 115.5 milionë dollarë amerikanë Ë shtë një Ditë e Bukur - në fakt ka qenë një vit i bukur - për bendin "U2". Bendi irlandez është emërtuar si muzikantët me më së shumti fitime për vitin 2018 nga "Forbes", ku kanë fituar hiq më pak se 118 milion dollarë. 'Rokerët e pavdekshëm irlandez' Joshua Tree Tour - që festojnë përvjetorin e tridhjetë të albumit me po të njëjtin emër - kanë fituar 316 milionë. Ata ia kanë dalë të lënë prapa "Coldplay", që ka zënë vendin e dytë me 115.5 milionë. Bruno Mars ka pushtuar vendin e katërt Megjithatë, derisa bendi 'U2' duhet t'i ndajë të hollat në katër pjesë, derisa "Coldplay" duhet t'i ndajë në pesë vende, muzikanti i tretë me më së shumti fitime në botë - Ed Sheeran - i mban plot 110 milion vetëm për veten e tij. Me vetëm një moshë 27 vjeçe, dëgjimi me miliarda herë i këngëve të tij e kanë bërë si solo artistin më të paguar të vitit. Bruno Mars ka pushtuar vendin e katërt me 100 milion, derisa Katy Perry me 83 milionë qëndron pas tij në pozitën e pestë, që edhe është artistja femër më e paguar në këtë listë. Në fakt , ishte edhe konkurrenca e saj më e fortë Taylor Swift, e cila u pozicionua në pozitën prapa saj, që ka fituar 3 milionë dollarë më pak se ajo. Por, turi i sa shumë popullor "Reputation" vetëm sa kishte filluar kur "Forbes" kishte pranuar shifrat në qershor. Beyonce ndodhet në pozitën e njëmbëdhjetë Jay-Z është në pozitën e shtatë me 76.5 milionë, derisa bashkëshortja e tij Beyonce - që verën e kaluar ishte në pozitën e dytë - u vendos në pozitën e njëmbëdhjetë me 60 milion. Pjesa tjetër e top dhjetëshes ishte rrumbullakuar nga "Guns N' Roses" (71 milion), Roger Waters (68 milion) dhe numri një nga viti i kaluar-- P Diddy (64 millon). Kendrick Lamar, The Weeknd, Pink, Lady Gaga dhe Calvin Harris kanë plotësuar top njëzetëshen, derisa Drake, JLo, dhe The Chainsmokers ishin në top tridhjetëshen. Përkundër se ka fituar më shumë se 30 milion vitin e kaluar, as Rihanna as Dr. Dre nuk ishin në top tridhjetëshe.

(Kosova Sot)