Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe

  • 07 December 2018 - 16:21
Dua Lipa, artistja më e dëgjuar në Britaninë e Madhe

Dua Lipa është artistja më e transmetuar në Britaninë e Madhe këtë vit, sipas statistikave të Spotify dhe Apple Music. 'One Kiss' në bashkëpunim me Calvin Harris ishte kënga e dytë më e transmetuar në të dy aplikacionet, pas 'God's Plan' të Drake. Albumi i Duas, titulluar me emrin e saj, ishte i treti më i transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify. Këngëtarja është shpallur ylli i kopertinës së "Vogue" për muajin kanar. Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë.

 

(Kosova Sot)