Aktori i njohur turk në telashe me producentin

  • 08 December 2018 - 12:25
Aktori i njohur turk në telashe me producentin

Alp Navruz, aktori i njohur i serialit “Zonja Fazilet dhe të bijat” së fundmi është duke u përballur me një akuzë nga producenti Sukru Avsar. Sukru ka ftuar aktorin në serialin e ri duke e vendosur në rolin kryesor. Ata kanë nënshkruar edhe një kontratë 5 vjeçare, të cilën sipas producentit aktori e ka thyer.

Pavarësisht kontratës, Alp ka vendosur në moment të fundit të refuzojë rolin, duke i kushtuar kështu kompanisë menaxhuese plot 70 mijë dollarë dëme. Tashmë roli i tij i ka kaluar një tjetër aktori, por kompania e ka hedhur në gjyq dhe i kërkon 100 mijë dollarë shpërblim. Deri më tani aktori nuk ka bërë asnjë reagim, por burime pranë tij shprehen se ai është shumë i mërzitur për këtë situatë

(Kosova Sot)