Nga migrimi te dashuria në Barackun dhe udhëtimi në Shtëpinë e Bardhë

  • 08 December 2018 - 18:45
Nga migrimi te dashuria në Barackun dhe udhëtimi në Shtëpinë e Bardhë

SHKRUAN: ISABEL WILKERSON 

Duke u kthyer në vendlindjen e paraardhësve të Michelle Obamës, arkitektët e epokës së segregacionit ishin munduar shumë që të vendosnin kufijtë dhe të përcaktoheshin rolet për të gjithë ata që jetonin në jugun paramodern. Shenjat ua bënin me dije njerëzve ku mund të uleshin, të rrinin, të pinin ujë. Ato përforconin rendin social të një hierarkie amerikane - si shiheshin njerëzit, si thirreshin ata, çka ishin para themelimit të republikës dhe çka mendohej që ata nuk do të ishin kurrë. Shenjat ua kujtonin çdo banori vendet krejt të ndryshme të grave zezake dhe atyre të bardha në hierarki. Derisa kishte vende për pushim të "zonjave të bardha", kishte të tilla edhe për "gratë me ngjyrë".  

DO TË ISHTE E PAIMAGJINUESHME QË NJË ZEZAKE TË BËHEJ ZONJË E PARË E VENDIT

Zezakeve rrallëkush iu drejtohej me titujt zonjë a zonjushë, por ato thirreshin me emër, apo 'teze', a diçka edhe më keq. Kjo kishte bërë që shumë zezake, shumë kohë pasi që ishin larguar nga Jugu, refuzonin që të përgjigjeshin nëse thirreshin me emrin e tyre të parë. Një nënë dhe një baba në Teksasin e viteve 1970 vajzës së sapolindur të tyre ia vejnë emrin "Miss" (zonjushë), në mënyrë që të bardhët të mos kenë qare pa iu drejtuar me atë titull vajzës së tyre. Zezakeve iu ishte caktuar vendi në kuzhinë dhe në ara, apo për ndonjë përdorim tjetër, sipas nevojës. Sipas përkufizimit, ato nuk quheshin zonja. Do të ishte edhe më e paimagjinueshme që një zezake të bëhej zonjë e parë e vendit. Ishte kjo barrë historike të cilën Michelle Obama e bartte në supet e saj kur u bë zonjë e parë e SHBA-së. Memoaret e saj, "Becoming", paraqesin një rrëfim të shumëpritur. Ky libër ishte thuajse aq i ruajtur sa edhe shifrat e armëve bërthamore dhe, sapo u largua embargoja, gazetarët iu turrën atij për të nxjerrë lajme ekskluzive.

UDHËTIMI INTIM I JETËS

Derisa shumë nga 45 zonjat e para që i kishin paraprirë asaj, ishin të bijat e tregtarëve të pasur (Edith Roosevelt), bankierëve (Ida McKinley), gjykatësve (Helen Taft) dhe pronarëve të skllevërve (Martha Washington dhe Julia Grant), Michelle Obama ishte pasardhëse e të po asaj kaste njerëzish të cilët disa nga ish zonjat e para i kishin në posedim. Ajo e dinte se, nga momenti i fitores së burrit të saj, ajo do t'iu nënshtrohej standardeve tjera të vlerësimit. Ajo tregon në libër se e dinte se nuk do të trajtohej si paraardhëset e saj të bardha dhe se ajo e dinte që nderimin nga të tjerët duhej ta miratonte vet. Duke treguar përfundimisht rrëfimin e saj, Obama bën disa gjëra me këtë libër. Ajo e merr vendin për dore në një udhëtim intim të jetës dhe ambicieve të përditshme të afrikano-amerikanëve, duke treguar ngritjen e saj nga origjina modeste, deri te nivelet më të afërta me fisnikërinë që i ka ky vend. Ajo mediton rreth tensioneve me të cilat ballafaqohen femrat në një botë që flet për barazinë gjinore, por në të cilën ato ende ballafaqohen me barrën e arritjes së balancës midis karrierës dhe familjes, qoftë edhe kur janë të martuara me një burrë përparimtar, sikur që është Barack Obama. Dhe, ajo ua kujton lexuesve se afrikano-amerikanët, sikur edhe çdo grup tjetër, përjetojnë problemet me sterilitet, derisa përshkruan sfidat që i kishte kaluar bashkë me të shoq, në përpjekjet e tyre për t'u bërë prindër. Ky libër është një rrëfim dashurie, por edhe një sagë politike, e shkruar nga një grua e cila ishte skeptike, në mos edhe e urrente politikën, e cila ishte përpjekur që të 'frenonte' sa herë që kishte mundur dhe që kishte ëndrra të bëhej njëra ndër zonjat më të popullarizuara të para, në historinë e Amerikës. Që në javën e parë pas nxjerrjes në shitje, memoaret e saj u shitën në 1.4 milion kopje, duke u bërë më pas bestseller i vitit. "Becoming" është një libër i rafinuar, i shkruar me shije dhe, në disa raste, shumë qesharak, me një ton modest, më modest sesa që do të mund të pritej nga një person, i cili komunikon edhe me mbretëreshën e Anglisë, p.sh. Njëra nga fuqitë e Michelle-s është aftësia e saj për të shikuar prapa jo me një fuqi të të qenit e famshme, por me ankthin e pasigurisë. Ajo shkruan për momentin, të tillë sikur që e kishte përjetuar, sikur të ishte duke shkruar për ndonjë ngjarje aktuale. Asnjë nga të arriturat e saj dhe të burrit të saj ajo nuk i merr si të qena. Vazhdimisht, që nga shkolla e mesme, e deri te Shtëpia e Bardhë, ajo e pyet veten: "A thua jam mjaft e mirë"?

(Isabel Wilkerson ka marrë çmimin "Pulitzer" dhe është autore e librit "The Warmth of Other Suns: The Epic Story of America's Great Migration") .

 

(Kosova Sot)