Aktori bamirës që nuk po ka role në filma interesantë

  • 10 December 2018 - 08:52
Aktori bamirës që nuk po ka role në filma interesantë

Agjenti i tij ishte i udhëzuar që t'i dërgonte atij vetëm skripta me buxhet të vogël 

Bashkë me bashkëshorten e tij, Camila, me të cilën ai ka tre fëmijë nën moshën njëmbëdhjetë vjeçe, ai ka krijuar fondacionin "Just Keep Livin", që është një përkushtim për t'ju ndihmuar fëmijëve adoleshentë për t'ju ofruar një jetë më aktive dhe për të bërë zgjedhje më të shëndosha për t'u bërë meshkuj dhe femra të suksesshme në të ardhmen.

Ajo që mbetet edhe sot e kësaj dite interesante është dëshira e aktorit që të dalë pa bluzë apo pa këmishë. Rolet e tij gjithmonë kanë qenë role pothuajse të heronjve. Disi, të gjitha rolet e tij janë fituese. "White Boy Rick" për të parën herë është një përjashtim. 

Roli i djaloshit që po tentonte të fitonte

Personazhi i McConaughey - një baba i vetëm në Detroitin e viteve 1980 që has në vështirësi për të mbajtur familjen bashkë, pasi djali i tij futet thellë nën botën e shpërndarjes së drogës. "Unë nuk kam zgjedhur që të luaj dështakun", thotë McConaughey në mënyrë miqësore gjatë një interviste në Toronto më herët në fillim të kësaj vjeshte. "Unë kam aktruar një djalosh që po tentonte të fitonte, por nuk e bëri dot. Ai jeton në shpresë dhe në ëndrra për të ardhmen, porse ai është i paralizuar në të tashmen". Një simpati e tij për një personazh si ky është e kuptueshme. Në të njëjtën qasje në vitet 2000, McConaughey po ashtu është ndjerë i zënë në kurth. Duke flirtuar në rrugën përtej një dekade në filmat, si "How to Lose a Guy in 10 Days", "Failure to Launch", "Fool's Gold" dhe "Ghosts of Girlfriends Past", atij i kanë dhuruar një tendosje riprodhuese në televizion. "Gjërat që vërtet ishin interesante për mua, nuk po më ofroheshin". Por sikurse Welshe, ai e kishte vetëbesimin, agjencinë dhe paratë e gatshme për t'i dhënë fund pezmit të tij. 

McConaughey ishte cilësuar si "People's Sexiest Man Alive"

Agjenti i tij ishte i udhëzuar që t'i dërgonte atij vetëm skripta me buxhet të vogël. McConaughey vetëm se nuk e kishte dëshmuar përballë botës se ai mund të aktronte - ose ta zgjeronte profesionalizmin e tij. Megjithëse në vitin 2017 ai ishte cilësuar si "People's Sexiest Man Alive", ai ende edhe sot e kësaj dite duket si një kauboj, me kapelë, me këmishë me më shumë kopsa të zbërthyera sesa të mbërthyera. Ky djalosh përfundimisht është ai që gjatë fundjavës bën sërf. Gjatë rikthimit të tij, ai ka qenë i kujdesshëm me rolet, megjithëse ai është në stres. "Unë nuk po ikja nga asgjë, nuk po ikja nga asgjë", thotë ai. Gjatë kësaj kohe, McConaughey duket t'i ndihmojë vetes me një audio-libër. "Ky është vetëm kapitulli i radhës. Unë nuk kam dalë për të kërkuar. Nuk kam dashur: 'Unë dua role ku vërtet mund të transformohem. Unë dua role ku ose më duhet të humb në peshë apo të shtoj në peshë'. E shikon personazhin dhe përcaktohesh për të: 'Epo, kush është ashtu'"? Që nga aktrimi i një valltarit veteran të lyer me vaj në filmin e Steven Soderbergh me titull "Magic Mike", deri te një gazetar të dashur në filmin e Lee Daniels me titull "The Paperboy", ai ka përqafuar rrjedhshmërinë e tij me lumturi që zgjerohet në ekran duke qenë një adhurues i femrave. Përfshirja e tij në "White Boy Rick" është një lindje pjesërisht nga vetëdija shoqërore. Bashkë me bashkëshorten e tij, Camila, me të cilën ai ka tre fëmijë nën moshën njëmbëdhjetë vjeçe, ai ka krijuar fondacionin "Just Keep Livin", që është një përkushtim për t'ju ndihmuar fëmijëve adoleshentë për t'ju ofruar një jetë më aktive dhe për të bërë zgjedhje më të shëndosha për t'u bërë meshkuj dhe femra të suksesshme në të ardhmen. 

Ndihmon njerëzit

"Unë kam folur me shumë njerëz në burg", thotë ai, "dhe shumica prej tyre atje thonë se janë të pafajshëm. Jo ai. Ka vrasës që hynë dhe dalin nga burgu. A mendon McConaughey që dënimi i Wershe reflekton në sistemin që dënon dënimet jo të dhunshme? Ose mos ishte Wershe një përjashtim? "Oh, njeri" ,thotë ai, "Nuk e di se si duhet të jem i pajisur për t'iu përgjigjur kësaj. Shiko, në nivelin personal, unë e di dhe i kuptoj pasojat dhe ju ndihmoj njerëzve për të marrë drejtimin e duhur. Në të njëjtën kohë, duhet ta shikosh këtë në një mënyrë më ndryshe dhe të thuash, 'Epo, le ta shikojmë këtë se kur po ndodh. Kush janë shkelësit përsëritës"? Por, për një burrë afër të pesëdhjetave, McConaughey mund të duket i ri. Entuziazmi i tij është sikur i një djaloshit. "Unë e shoh anën e ndritshme pothuajse në gjithçka", thotë ai.

 

(Kosova Sot)