Uliks Fehmiu luan rolin kryesor

  • 10 December 2018 - 15:22
Uliks Fehmiu luan rolin kryesor

Suksesi" e ka emrin seriali i parë që do të jetë produksion i HBO dhe vjen nga Ballkani. Denis Tanoviq, regjisori i njohur që fitoi Oscarin para disa vitesh, është regjisori i serialit i cili përcjell jetën e tre të huajve që lidhen mes vete në bazë të ndodhive fatkeqe. Treshja do të ballafaqohet duke dashur të ndihmojnë viktimat e dhunës gjatë serialit.

Iva Mihaliq, shqiptari Uliks Fehmiu, Tara Taler, Toni Gojanoviq dhe Marija Shkariçiq janë protagonistët e këtij seriali. "Jam i lumtur për këtë nismë, për një serial që do të xhirohet në gjashtë pjesë. Në episodin e parë nuk dihet saktë çka do të ndodhë, por më pas do të zbulohet më shumë për këtë njerëz, aspak të jashtëzakonshëm në dukje të parë", thotë regjisori Tanoviq, shkruan KultPlus.

 

(Kosova Sot)