Pesë piktura të Frank Sinatrës shiten në ankand

  • 10 December 2018 - 15:25
Pesë piktura të Frank Sinatrës shiten në ankand

Pesë piktura të mitit amerikan të muzikës, Frank Sinatra u shitën të paktën 100 000 dollarë secila, kur koleksioni i tyre u bë publik nga bashkëshortja e tij e fundit, në shtëpinë e ankandeve "Sotheby's" në New York Nga këto piktura, të gjitha abstrakte, dy prej tyre u shitën 137 500 dollarë ose të paktën tetë herë më shumë nga çmimi fillestar.

Piktura ishte një hobi e Frank Sinatras, që ai e ushtronte në shtëpinë e tij në Rancho Mirage, Kaliforni, në fund të viteve '60. E martuar për 22 vjet, Barbara Sinatra vdiq në vitin 2017, gati 20 vite pas vdekjes së Sinatras në vitin 1998.

 

(Kosova Sot)