Agjentët e Operativës Speciale që vrasin terroristin

  • 13 December 2018 - 15:36
Agjentët e Operativës Speciale që vrasin terroristin

Filmi shënon edhe debutimin e aktorit Milo Gibson, i biri i aktorit Mel Gibson

Milo Gibson, i biri i aktorit të njohur nga Hollivudi, Mel, merr pjesë në filmin e zhanrit aksion të Matthew Hope, që ka të bëjë me agjentë të Operativës Speciale që kanë për detyrë vrasjen e një terroristit. Është e vështirë për të dalluar arsyen për të qenë një aksion triler i ri, me emrin "All the Devil's Men", shkruar dhe me regji të Matthew Hope. Natyrisht, ka një titull që bie lehtë në sy, i përdorur në mënyrë kaq të përsosur, kështu që vërtet është për t'u habitur se si një film nuk e kishte pasur një titull si ky. 

Filmi kryesisht është një rutinë

Filmi shënon edhe debutimin e aktorit Milo Gibson, i biri i aktori Mel. Problemi qëndron te fakti se filmi kryesisht është një rutinë. Edhe pse gjithmonë mirëpret një rol të një aktorit veteran si të William Fichtner, tmerrues si gjithmonë, nuk mjafton për ta shpëtuar këtë film. Filmi fillon me një sekuencë të zhanrit aksion diku në Marok. Njihemi me Collins (Gibson, që duket si një version më i ri se sa i ati i tij), një lloj i një operativi të forcuar dhe një veteranit të luftës së Afganistanit që duket qartë se është prekur nga puna e tij, e këtu shfaqen edhe pilulat që i merr për t'i qetësuar nervat e tij. 

Meshkujt e kanë dhunti ndjekjen

Kur Collins është rekrutuar për të marrë pjesë në misionin e Londrës për të kapur njeriun McKnight (Eliot Cowan), një tradhtar i CIA-s, i cili përcjell një kokë bërthamore terroristëve, ekipi i tij e vëren se ai kishte parë ditë më të mira. "Ai është përzier me mbeturinat e luftës" thotë veterani Brennan (Fichtner), i cili e këshillon Collins-in që të shkojë në shtëpi dhe përfundimisht ta takojë fëmijën e tij të cilin deri atëherë ende nuk e kishte takuar. Në ndërkohë, një tjetër pjesëtar i ekipit, Pete (Ghenga Akinnaghbe), reziston idesë që meshkujt janë më bujar dhe se ndjekjen e të tjerëve e kanë dhunti. "Unë jam luftëtar hije" deklaron ai. Nën udhëheqjen e agjentit të CIA-s Leigh (Sylvia Hocks),njeriu lidhet me Deighton (Joseph Millson), një njeri të mirë britanik. Siç edhe ju mund t'ia qëlloni se çfarë ndodh, më pas gjithçka bëhet personale. Pasojnë shumë luftime me armë dhe shumë eksplodime. 

 

(Kosova Sot)