Viti i Skënderbeut, çmime për veprat muzikore

  • 13 December 2018 - 15:46
Viti i Skënderbeut, çmime për veprat muzikore

Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria "Viti mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu", në bashkëpunim me Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, organizon dhënien e çmimeve të "Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore" në zhanret e mëdha të muzikës skenike: opera, balet dhe muzikal.

Në zhanrin e muzikës skenike opera merr pjesë në konkurs Vasil S. Tole me "Skënderbeu Kryezoti i Arbërit" me libret të Theofan Stilian Nolit. Në zhanrin e muzikës skenike balet merr pjesë në konkurs Fatos Qerimaj me "Jehona e Skënderbeut" me libret të Petrit Rukës. Po ashtu në zhanrin e muzikës skenike balet merr pjesë në konkurs Jetmir Zaganjori me "Balet Ballkan Exspres" me libret të Stefan Çapalikut.

Përfaqësues aktiv i brezit të ri të kompozitorëve shqiptarë, Vasil S. Tole është nismëtar i alternativave të reja krijuese dhe si një ndër mbartësit më të vendosur të konceptit të ristrukturimit të lëndës muzikore folklorike shqiptare, në dobi të gjetjes së identitetit dhe risive në muzikën bashkëkohore.

 

(Kosova Sot)