Dua Lipa, në top pesë këngëtaret e botës për vitin 2018

  • 14 December 2018 - 08:46
Dua Lipa, në top pesë këngëtaret e botës për vitin 2018

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka shijuar vitin më të suksesshëm në karrierë deri tash. Pas hiteve të shumta e rekordeve me projektet e sjella në 2018, Dua Lipa është zgjedhur në toppesëshen e këngëtareve në botë, sipas top-listës prestigjioze amerikane "Billboard". Taylor Swift, Cardi B, Camila Cabello e Ariana Grande janë këngëtaret e vetme para Dua Lipës në këtë listë. Dua Lipa po ashtu është zgjedhur në mesin e 20 këngëtarëve më të mirë në të gjitha kategoritë. Ajo në listën e top 100 artistëve është në pozitën e 19-të. Në këtë listë është edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, që është në pozitën e 34-të.

(Kosova Sot)