Djaloshit që i merrej goja dhe që e tallnin shokët

  • 14 December 2018 - 16:14
Djaloshit që i merrej goja dhe që e tallnin shokët

Kjo është historia e një djaloshi që i merrej goja dhe e tallnin shokët, i cili u bë një prej artistëve më të dëgjuar e më të njohur që bota ka parë ndonjëherë. Ai filloi të luante në bar & clube çdo natë. Për 4 vjet ai luajti 12 shfaqje në javë.

Të çaje përpara ishte e vështirë. Kur ai nuk gjente një vend për të kaluar natën, i duhej të flinte në parqe dhe metro. Ka pasur edhe nga ato netët e këqija ku ai nuk kishte as para e as ushqim. Kishte momente kur donte të dorëzohej.

Albumi i tij i fundit debutoi si numri një në 14 shtete dhe këngët e videot e tij janë transmetuar miliarda e miliarda herë në Spotify dhe 'YouTube'. Jo keq për një djalë me vetëm njërën daulle veshi. Pavarësisht 2 çmimeve të tij 'Grammy', çmimi i tij më me vlerë është për rritjen e sensibilitetit ndaj fëmijëve me vështirësi në të folur. Emri i tij është Ed Sheeran dhe kjo është historia e tij.

Të metat mund t'ju duken pengesa të çuditshme kur jeni të rinj, por ato të bëjnë të këmbëngulësh dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme - Ed Sheeran.

 

(Kosova Sot)