'Spider-Man: Into the Spider-Verse' i afrohet debutimit prej 35 - 40 milionë dollarësh

  • 17 December 2018 - 14:42
'Spider-Man: Into the Spider-Verse' i afrohet debutimit prej 35 - 40 milionë dollarësh

Në vendin e dytë gjendet filmi i Clint Eastwood-it, "The Mule", i cili pritet që të fitojë 17 milionë dollarë nga 2,588 kinema amerikane

Superheroi i animuar siguroi 12.6 milionë dollarë vetëm të premten, duke qenë kështu në krye të 'box office' sa iu përket fitimeve. Ngjarja e këtij filmi flet rreth një të riu nga Bruklini (Shameik Moore) i cili bëhet njëri ndër shumë "SpiderMan"-ët që duhet të luftojë kundër zuzarit Kingpin F ilmi më i ri i "Sony-Marvel" është lansuar me 42 milionë dollarë nga 3,813 kinema në Amerikën Veriore, me rastin e debutimit të tij, edhe pse disa vlerësime më konservatore këtë shifër e vlerësojnë në rreth 35.5 milionë dollarë. Në krye të 'box office' Superheroi i animuar siguroi 12.6 milionë dollarë vetëm të premten, duke qenë kështu në krye të 'box office' sa iu përket fitimeve. Ngjarja e këtij filmi flet rreth një të riu nga Bruklini (Shameik Moore) i cili bëhet njëri ndër shumë "Spider-Man"-ët që duhet të luftojë kundër zuzarit Kingpin.

"Spider-Verse" po ashtu sjell edhe zërat e Jake Johnson, Hailee Steinfeld, Mahershala Ali, Brian Tyree Henry, Lily Tomlin, Luna Lauren Velez, Zoë Kravitz, John Mulaney, Kimiko Glenn me Nicolas Cage, Kathryn Hahn dhe Liev Schreiber. Ky film është vlerësuar me 97% në "Rotten Tomatoes" dhe një vlerësim "A+ CinemaScore". Bob Persichetti, Peter Ramsey dhe Rodney Rothman kanë bërë regjinë duke u bazuar te skenari i shkruar nga Phil Lord dhe Rodney Rothman nga një rrëfim i shkruar Lord, bazuar në "Marvel Comics". Lord dhe partneri i tij kreativ, Chris Miller, paraqiten edhe në rolin e producentëve. "The Mule", filmi kriminalistik që fitoi 5.85 milionë dollarë të premten Në vendin e dytë gjendet filmi i Clint Eastwood-it, "The Mule", i cili pritet që të fitojë 17 milionë dollarë nga 2,588 kinema amerikane. Ky film kriminalistik fitoi 5.85 milionë dollarë të premten. Eastwood paraqitet si ekspert i hortikulturës dhe veteran i Luftës së Koresë, i cili fillon që të bashkëpunojë me një kartel të drogës, pasi ballafaqohet me një krizë financiare.

Në këtë film paraqiten edhe Bradley Cooper, Lawrence Fishburne, Michael Pena, Dianne Wiest dhe Andy Garcia. Ky fil ka një vlerësim prej 64% në "Rotten Tomatoes" dhe një vlerësim "A- CinemaScore". Nëse vazhdohet me këtë sukses, atëherë filmi "The Mule" do ta prezantojë filmin e tretë të madh të debutimit të Eastwood-it si regjisor, pas filmit të vitit 2000 "Space Cowboys" (me 18 milionë) dhe atij të vitit 2016 "Sully" (me 35 milionë). Si aktor, ky film do ta shënonte filmin e dytë më fitimprurës të Eastwood-it, prapa filmit "Cowboys" dhe para filmit të vitit 1993 "In the Line of Fire", i cili mori 15 milionë dollarë në fundjavën e tij të parë. "The Grinch" ka mbledhur 230 milionë dollarë gjatë këtij sezoni festiv Në pozitën e tretë dhe të katërt janë "Dr. Seuss' The Grinch" dhe "Ralph Breaks the Internet". "The Grinch" ka mbledhur 230 milionë dollarë gjatë këtij sezoni festiv, derisa fitimi i gjithëmbarshëm i filmit "Ralph" është 146 milionë dollarë. Kjo ka bërë që filmi i studios "Universal" me titull "Mortal Engines", të bjerë në vendin e pestë, me vetëm 8 milionë dollarë nga 3,103 kinema të Amerikës veriore.

Ky film i një aventure pas apokaliptike ka kushtuar 100 milionë për t'u bërë. Rolet i luajnë Hugo Weaving, Hera Hilmar, Robert Sheehan, Jihae dhe Ronan Raftery. "Mortal Engines" ka një vlerësim "B- CinemaScore" dhe një vlerësim jo aq të mirë prej 28% në "Rotten Tomatoes". 

(Kosova Sot)