Shkrimtari rumun Eugen Uricaru merr Çmimin Letrar "Balkanika"

  • 17 December 2018 - 14:45
Shkrimtari rumun Eugen Uricaru merr Çmimin Letrar

Romani "Legjenda e vetmisë", i Ridvan Dibrës, një nga tre romanet më të mira të Ballkanit Aftësia e ripërpunimit të një përralle të errët të kohëve moderne, nominoi romanin "Legjenda e vetmisë" të Ridvan Dibrës, si një nga tre romanet më të mirë të Ballkanit. Vepra mbështetet në një kënge të vjetër shqiptare ku spikasin dy vargjet qe shënojnë hyrjen e romanit. "Nana djalin ka qorrue/me gjaks t'burrit me u martue". Me një ritëm epik bazuar ne folklor, autori tregon një standard të ri te letërsisë shqipe bashkëkohore.

Tematikat e ngjashme të librave Sipas kryetarit të jurisë, amerikanit Andrew Wachtel tre librat ishin tejet të ngjashëm në tematikën e tyre, edhe kishin stile të ndryshme dhe kjo dominoi edhe diskutimin e jurisë.

Të tre librat fokusohen ne karaktere të cilët për arsye të ndryshme, jetojnë jashtë shoqërisë normale, duke krijuar një botë të tyren brenda së cilës mund të arratisen ndonjëherë. Në garën e ngushtë mes tij, shkrimtarit turk Uzun Yuruyus dhe shkrimtarit rumun Eugen Uricaru, juria vendosi për romanin fitues. Për vitin 2017 Çmimi Letrar "Balkanika" shkoi për shkrimtarin rumun Eugen Uricaru, "Pesha e një engjëlli". Romani fitues rekomandoi vetveten për nga narrativa e ndërthurur, duke mbuluar shume prej eksperiencës së Rumanisë së shekullit të 20-te te lidhura dhe te kontraktuara përmes historive se një inxhinieri të përgatitur dhe agjent te sigurimit Habsburg. Dibra në elitën letrare të Ballkanit Në edicioni e 24 të çmimit letrar "Balkanika" të mbajtur ne Bukuresht,vepra e shkrimtarit dhe publicistit Ridvan Dibra u rendit në elitën letrare e Ballkanit. Shkrimtari shqiptar Ridvan Dibra, kandidat për këtë çmim ka qenë shumë pranë finales.

"Ridvan Dibra na dha sot një arsye më shumë për të qenë krenarë për arritjet e letërsisë shqipe bashkëkohore. Vepra e tij "Legjenda e vetmisë" u nominua si një nga tre romanet më të mirë të Ballkanit", shkruan botuesja Irena Toçi, e pranishme në ceremoninë që u mbajt në Bukuresht.

(Kosova Sot)