Rikthehet grupi "Marigona" për t'i kënduar Mitrovicës

  • 17 December 2018 - 16:16
Rikthehet grupi

F illuan të merren me muzikë që në vitet 90-ta, duke u shndërruar në një prej grupeve më të pëlqyera të muzikës'rock' në mbarë trevat shqiptare. "Marigona" është emri që gjithmonë na sjell me freski në kujtesë këngët e bukura të aso kohe që këndoheshin nga ata.

Vokalisti i këtij grupi, Vullnet Sefaja, një emër shumë i njohur për publikun kosovar, i është rikthyer muzikës së fundmi në një projekt të përbashkët për t'i kënduar as më pak e as më shumë se qytetit të tij të lindjes, pra Mitrovicës - megjithëse siç thotë ai, Vullnet nuk ka hequr dorë nga muzika kurrë.

Artisti Sefaja ka rrëfyer emocionet e rikthimit me një këngë dedikuar qytetit të lindjes, të rejat në jetën e tij private si dhe atë që të gjithë po e presin…një rikthim të mundshëm të grupit "Marigona".

Ai thotë se ideja ishte e Ilir Beranit, i cili e kishte bërë një kompozim të një kënge shumë të bukur për Mitrovicën dhe ai pa hezituar e kishte pranuar ofertën e Ilirit. Ai ka thënë se është një ndjenjë e veçantë që pas kaq shumë viteve do të ngjitet sërish në skenë. 

 

(Kosova Sot)