Filmat më të këqij të vitit 2018

  • 18 December 2018 - 08:48
Filmat më të këqij të vitit 2018

Në filmin e John Gottit glorifikohen njerëzit e këqij

Filmi më i keq për një kritik, mund të jetë më i miri për një kritik tjetër. Për këtë shkak, me rastin e përpilimit të kësaj liste jemi bazuar te vlerësimi i kritikëve të sajtit "Variety", Peter Debruge dhe Owen Gleiberman 

FILMAT MË TË KËQIJ TË VITIT, SIPAS KRITIKUT PETER DEBRUGE: "Avengers: Infinity War" Në këtë franshizë kemi shumë çmenduri. Së pari shkatërrohet një planet i tërë (në përfundim të filmit "Thor: Ragnarok") dhe qeshen me këtë gjë. Më pas vjen goditja e Thanosit, e cila vranë gjysmën e tërë jetës në galaktikë. Kur ndodhi një gjë e tillë, më vinte të bërtisja "Nuk mund ta bëni këtë" edhe, jo për shkak se mërzitem fort për ato personazhe (pjesa më e madhe prej tyre imbecile), por për shkak se tani do të na duhet që të presim një vit për të zbuluar se çfarë pajisjeje të lirë do të përdorin ata për të zhbërë këtë gjë. Në filmin e vitit 1978, Superman kishte fluturuar rreth Tokës me një shpejtësi aq të madhe, saqë e kishte kthyer rrotullimin e Tokës (kohën) prapa, për ta ringjallur Lois Lane-n. A thua çka do të ndodhë tani? "Duck Butter" Nëse nuk e dini domethënien e titullit të këtij filmi, atëherë shikoni në fjalorin urban. Sido që të jetë, kjo dramedi (dramë dhe komedi) që duket sikur nuk ka skenar fare, përfshin regjisorin Miguel Arteta ("Chuck & Buck") dhe debutimin e tij në Festivalin e filmit "Tribeca", ku në përshkrim të filmit thuhej se kemi të bëjmë me një romancë të shekullit  XXI, ku personazhet që luhen nga aktorët Alia Shawkat dhe Laia Costa takohen dhe planifikojnë që të qëndrojnë së bashku gjatë 24 orëve të ardhshme, duke bërë seks. Del se kjo ishte vetëm pretekst për performancat e improvizuara të çiftit.

"Gotti" Duhet të ketë ndonjë ligj kundër filmave të këtillë. Jam i sigurt që John Travolta ka menduar se, nëse përpiqet shumë që të shndërrohet në një 'djalosh të ashpër' sikur John Gotti, do të kishte gjasa sa i përket marrjes së çmimit Oskar. Por, në rrugë e sipër, ai bëri pakt me djallin, duke u ndjerë tepër komod me personazhet kriminalistike të këtij filmi, aq sa ky film përfundon duke ngjarë në një hagiografi (biografi e shenjtorëve) të keqe. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, Travolta më pas u paraqit në filmin "Speed Kills", ku po ashtu glorifikohen njerëzit e këqij. FILMAT MË TË KËQIJ SIPAS KRITIKUT OWEN GLEIBERMAN: "Death of a Nation" Dinesh D'Souza më nuk iu mbanë ligjëratë të konvertuarve, por personave të paqëndrueshëm në aspektin mendor. Megjithatë në një periudhë kur edhe vet presidenti i SHBA-së thjesht 'vjell' faktet e tij, duket tepër e logjikshme që një historian i lajmeve të rreme, si D'Souza, të dalë me një zemërim të rremë. Filmi i tij më i ri jo vetëm që barazon demokratët me nazistët, por thjesht shtiret sikur liberalizmi amerikan i pas Luftës së Dytë Botërore u bazua te idetë e Hitlerit. Nuk ka rëndësi a beson vetë D'Souza në këtë gjë, apo jo.

"The Miseducation of Cameron Post" Me gjasë kemi të bëjmë me filmin më të keq që ka marrë ndonjëherë çmimin e Jurisë së madhe në "Sundance". Edhe pa këtë shpërblim, të cilin zor se e meritoi, ky adaptim i romanit të Emily M. Danforth të vitit 2012 paraqet çdo gjë që është sintetike dhe e neveritshme rreth filmave të pavarur. Subjekti i filmit zor se mund të ishte më serioz (filmi flet rreth asaj se çka ndodh në një qendër për konvertimin e homoseksualëve), por që nga momenti kur personazhi i Chloë Grace Moretz, Cameron Post, del të jetë 'e deprogramuar', ajo që ajo ndjen dhe manifeston nuk është ankthi, apo njerëzia. E tëra që asaj i mbetet është një superioritet i vetëkënaqur. "Disney's Christopher Robin" Oh, shok! Christopher Robin tani është një 'qull' i moshës së mesme (Ewan McGregor) që kalon tepër kohë në zyrë. Por, kur ai rilidhet me miqtë e tij të vjetër në "Hundred Acre Wood", vjen deri te shndërrimi i këtij burokrati në atë që ishte dikur. Problemi më i madh i këtij filmi (e ai ka shumë të tillë) janë personazhet tepër false, duke u përpjekur që të imitojnë ca kohë të shkuara, gjë që nuk e bëjnë aspak ashtu si duhet. Duket sikur ndokush ua vjedh kujtimet tuaja të fëmijërisë. 

(Kosova Sot)