"Kosova Brass Festival" u kushtohet ansambleve të tunxhit me instrumentistë mbarëkombëtarë

  • 18 December 2018 - 15:45

"Kosova Brass Festival" u kushtohet ansambleve të tunxhit me instrumentistë mbarëkombëtarë. Me masterklasë të Ilir Kodhimës, kornistit të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, e cila është mbajtur në qytetin e Gjakovës, ka filluar faza e dytë e edicionit të tretë të 'Kosova Brass Festival'.

Pas fazës së parë të festivalit në janar të këtij viti, ku pjesëmarrës të festivalit ishin instrumentistë ndërkombëtarë me renome botërore, si Otto Sauter dhe Daniel Crespo, 'Kosova Brass Festival' vazhdon me fazën e dytë, e cila përveç masterklaseve në veçanti do t'u kushtohet ansambleve të tunxhit me instrumentistë mbarëkombëtar. Faza e dytë e edicionit të tretë do të përmbajë dy koncerte. 

 

(Kosova Sot)