Takimi me vrasësin serik

  • 18 December 2018 - 18:08
Takimi me vrasësin serik

Një film i sëmurë, i dhunshëm dhe tepër i mërzitshëm

Goditja, të cilën Dillon ia jep Thurmanit në minutat fillestarë, është treguesi i parë se kemi të bëjmë me një person të marrë. Kjo po ashtu është shenja e parë që kemi të bëjmë me një film të mërzitshëm, sa i përket Jack-ut, vrasësit serik, të cilin e luan Dillonin, po ashtu edhe Trier Rreth 10 minuta para se Matt Dillon ta godasë Uma Thurmanin në fytyrë me një vinç veture në filmin "The House That Jack Built", mund të mendoni se kur ka qenë hera e fundit kur nuk keni dashur ta shikoni ndonjë film.

Dhe, në mendje mund t'ju shkojë trilogjia e torturës "The Human Centipede". Thjesht, në momente të tilla, do të dëshiroje të ishe në ndonjë vend tjetër. Për këtë shkak, paraqet njëfarë lehtësimi fakti që, për një film të sëmurë dhe të dhunshëm dhe sadist, sikur që është filmi i ri i Lars von Trierit, "The House That Jack Built", dështon që të sjellë ndonjë gjë aq djallëzore dhe të zemëruar, saqë është i mbrapshtë ky film. Këtij filmi i mungon qartësia e vizionit për ta shndërruar psikopatologjinë në diçka më shumë intelektuale. Ky film vjen me një skandal Goditja të cilën Dillon ia jep Thurmanit në minutat fillestar, është treguesi i parë se kemi të bëjmë me një person të marrë. Kjo po ashtu është shenja e parë që kemi të bëjmë me një film të mërzitshëm, si sa i përket Jack-ut, vrasësit serik të cilin e luan Dillonin, po ashtu edhe Trier. Ky film vjen me një skandal.

Thuhet se varianti i filmit, të cilin e shohim tani, është paksa më i shkurtër sesa ai që ishte shfaqur në Kanë. Ndoshta, në vend se të jetë e metë, kjo është përparësi e këtij filmi. Sepse, sa më shumë që zgjat, aq më shumë ju jepet rasti që ta urreni atë. Disa nga 'epitetet' me të cilat është përshkruar ky film, janë edhe i lodhshëm, i vështirë (rëndë), i parashikueshëm dhe pa fije humori. Filmi deri diku ndjek një strukturë prej pesë akteve në të cilën Jack na çon deri te frigoriferi i tij lëvizës, duke na folur rreth talenteve të tij kryesore. Ato kryesisht kanë të bëjnë me femrat. Thurman luan rolin e një zonje, të cilës i prishet vetura dhe kërkon ndihmë nga Jack. Ata shkojnë te mekaniku dhe gjatë rrugës diskutojnë tema të ndryshme. Ajo e pyet Jack-un se a e di ai që kamionçina e tij e kuqe e bën atë që të duket si vrasës serik? Por, ai nuk mund të jetë vrasës serik, sepse, sipas saj, ai është njeri i dobët. I urren gratë Nga shikuesit pritet që të besojnë se ajo me këto fjalë është duke e provokuar Jack-un që ta masakrojë. Nga ne, shikuesit, pritet që të besojmë se shumica nga këto femra - një nënë (Sofie Grabol) e dy djemve, një femër seksi (Riley Keough, që jepet e tëra) - kanë kërkuar të njëjtën gjë duke kërkuar ndihmë nga ai.

Tërë meritat shkojnë te Verge, vetëdija kryesisht e pa pranishme në ekran (sikur te "Virgil"), zëri i së cilës i takon Bruno Ganz, e i cili diskuton me Jack-un rreth filozofisë, moralitetit dhe artit. Ai e pyet Jackun pse viktimat në rrëfimet e tij janë aq të marra? A i urren ai gratë? Dhe, këtu Von Trier ekspozon vetveten si subjekt i vërtetë, sikur qyqja e sahatit, sikur një flesh. Ky film mund të konsiderohet si një pasqyrë e sensit të Von Trierit për persekutim. Por, deri në njëfarë mase, çdo film i Von Trierit është njëfarë apologjie vetë-hetuese, sikur kur shikohesh në një dritare psikologjike. 

(Kosova Sot)