Bale: 'Më kërkuan të bëj film romantik komik, mendova se kanë luajtur mendsh'

  • 19 December 2018 - 08:44
Bale: 'Më kërkuan të bëj film romantik komik, mendova se kanë luajtur mendsh'

Shtoi disa kilogramë për të luajtur Dick Cheney

Aktori njihet fare mirë për faktin se çon në kufi ekstremitetet - ha shumë, vuan urie, ushtron - që i rihapin formë fizikut të tij nga një olimpik në një njeri të rëndë dhe me peshë

Befasia e parë e intervistës është se figura me pluhur, e pjekur mirë është duke okupuar Beverlli Hillsin, më saktësisht hotelin 'Sofa', rezervuar për Christian Bale. Mashtruesi shfaq kokën e rruar, grushtin e rëndë, një bluzë me ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona kamuflazhi me ngjyrë kaki.

Me gjasë duket si një huligan futbolli, por përfundimisht nuk duket si një person i cili është në listën e personave më seksi. Por është Bale, i tkurrur në ulëse, duke parandaluar transformimin e fundit fizik. "Kam ngrënë shumë pite", thotë ai. Aktori njihet fare mirë për faktin se çon në kufi ekstremitetet - ha shumë, vuan urie, ushtron - që i rihapin formë fizikut të tij nga një olimpik në një njeri të rëndë dhe me peshë. Ai porsa e ka bërë këtë përsëri, duke shtuar disa kilogramë dhe duke shkuar për të aktruar si Dick Cheney. "Fakti se askush nuk po më angazhon mua është befasues" Në moshën 43 vjeçe, këto transformime nuk po lehtësohen aspak."Më duhet të ndaloj së bëri këtë. Dyshoj se do të marrë kohë të gjatë për të hequr këtë peshë", thotë ai, duke aluduar sidomos në barkun e tij. Ai mundet të jetë nga një qytezë e vogël Pembrokeshajër të Haverfordvest dhe flet me një theks jo anglez. "Fakti se askush nuk po më angazhon mua është befasues", thotë fituesi i çmimit 'Oskar' (për filmin "The Fighter" në vitin 2011) angazhuar nga Terrence Malick, Ridley Scott, Christopher Nolan dhe David O Russell. Mund të ishte një modesti e rreme, por Bale duket shumë i brengosur që një ditë puna - mesatarisht një ose dy filma në vit në dy dekadat e kaluara - mund të tretën."Kjo vërtet munde të jetë jetëshkurtër".

Qe arrestuar se ka sulmuar nënën dhe motrën Bale raportohet se ka temperament. Ai ishte arrestuar për faktin se e kishte sulmuar nënën e tij si dhe motrën në hotelin "Dorchester" në Londër në vitin 2008. Autoritetet nuk kishin ngritur akuza. Po të njëjtin vit, ai ka lansuar një fushatë shakaje kundër regjisorit të fotografisë në setin e filmit "Terminator: Salvation" në vitin 2009. Sot ai duket më i qetë ndoshta për faktin se është ftohtë - pi çaj me limon, por aq shumë i janë bllokuar hundët sa që vërtetë tingëllon sikurse qeni i filmave të vizatuar "Muttley". Si një kapiten amerikan, ai ka një detyrë që të shoqërojë një shef "Cheyenne" nëpër tokat me baltë të viteve të hershme. "Ekziston një mënyrë shumë më e lehtë, por unë nuk mundem ta bëj dot. Nuk e di nëse për faktin se nuk kam ushtruar. Unë i shikoj aktorët që mund të jenë vetja e tyre dhe më pas zëvendësohen dhe japin performanca të hatashme dhe më pas kthehen te fakti që të janë vetja. E gjej veten duke filluar të qeshë, sepse jam i vetëdijshëm se ai jam unë. Përndryshe, nuk mundem ta bëj dot". Bale ka thënë se nuk do të shtojë më në peshë pasi që ka aktruar në filmin "American Hustle" (2013). Dy orë gjumë, leximi i një libri për dhjetë orë rresht pa ndërprerë, e pabesueshme. Së pari, ekziston një film për ta promovuar. Bale e quan 'Hostiles" një vestern më brutal dhe rezonancë të ditës moderne. Bazuar në dorëshkrimin e pabotuar nga skenaristi i ndjerë Donald Stewart, është shkruar bërë produksionin dhe në regji të Scott Cooper, që paraprakisht regjinë e kishte bërë Black Mass, Crazy Heart dhe Out of the Furnace.

Gjithçka hapet me masakrin e një familje të bardhë nga Comanches, më pas ndërrohet në Captain Joe Blocker, një veteran racist i gjenocidit indian. Filmi është xhiruar në një lokacion në Kolorado, në Nju Meksiko në verën e vitit 2016. "Ne nuk kemi menduar se ajo që kemi filluar, por se filloi të bëhet e qartë përderisa e kemi parë të ndodhë në Amerikë". 

(Kosova Sot)