Aktorja Charlotte Rampling përzgjidhet për çmimin e karrierës

  • 19 December 2018 - 14:56
Aktorja Charlotte Rampling përzgjidhet për çmimin e karrierës

Aktorja angleze Charlotte Rampling është përzgjedhur për të marrë çmimin "Ariu i Artë" për karrierën, në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit, më 7 shkurt të vitit që vjen. Këtë lajm e njofton "The Hollywood Reporter", i cili paraqet edhe një listë të gjatë të filmave më të spikatur, ku Rampling tashmë në moshën 72- vjeçare ka performuar si protagoniste. Një kolazh skenash të përzgjedhura të këtyre filmave është planifikuar të projektohet përgjatë dorëzimit të çmimit. Nga filmi "Rënia e Perëndive" e vitit 1969 të Luchino Viscontit, deri tek filmi i saj i fundit, Hannah. Drejtori i Berlinales Dieter Kosslick është shprehur se është shumë i lumtur që homazhi i këtij viti i është dedikuar një aktoreje sublime si Charlotte Rampling, ikonë e një kinemaje emocionuese dhe jokonvencionale.

(Kosova Sot)