Publikohet lista e filmave garues për "Oscar", asnjë nga Kosova

  • 19 December 2018 - 15:03
Publikohet lista e filmave garues për

Tashmë është bërë publike lista e filmave, të cilët janë në garë për edicionin e 91-të të Çmimeve të Akademisë - "Oscar". Në këtë listë nuk është asnjë film nga Kosova, edhe pse kishte pasur pretendime që tri regjisoret Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe More Raça, mund të ishin pjesë e saj.

Filmi "Martesa" ishte propozimi zyrtar i Kosovës për "Oscar" në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Në këtë kategori tani janë përzgjedhur nëntë filma:Kolumbia- "Birds of Passage", Danimarka-"The Guilty", Gjermania - "Never Look Away", Japonia - "Shoplifters",Kazakistani -"Ayka", Lebanon-"Capernaum", Meksika- "Roma", Poland-"Cold War" dhe Korea e jugut -"Burning". Racizmi në shoqërinë kosovare Gjithashtu, pretendentë për t'u kualifikuar në këtë garë të madhe kanë qenë edhe filmat "Gardhi" i Lendita Zeqirajt dhe "Ajo" nga More Raça.

Filmi i shkurtër i Lendita Zeqirajt "Gardhi" u kualifikua duke ngadhënjyer si filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ndërkombëtar të filmit në Hamptons dhe si filmi më i mirë nën 15 minuta në festivalin e filmit të shkurtër në Palm Springs. Ky film në qendër të tij ka një fëmijë të vogël, të cilin e luan Art Lokaj që ballafaqohet me veset e familjes së tij, derisa miku i tij rom e pret jashtë. Filmi prek mbi temën e përjashtimit, shovinizmit dhe racizmit në shoqërinë kosovare.

Tema e dhunës në familje Ndërsa filmi "Ajo" nga More Raça është përzgjedhur si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival. Filmi është shfaqur në mbi 350 qytete nëpër 6 kontinente dhe ka fituar të drejtën të garojë për "Oscar". "Ajo" flet për temën e dhunës në familje dhe e përcjell trimërinë e një vajze të vogël, të luajtur nga Diella Valla, e cila e bën të pamundurën për ta shpëtuar vetveten dhe nënën e saj, të cilën e luan Aurita Agushi.

(Kosova Sot)