Inaugurohet shtatorja e Skënderbeut

  • 20 December 2018 - 16:34
Inaugurohet shtatorja e Skënderbeut

Në përfundim të jubileut të madh të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 22 dhjetor, në orën 11:00, mbahet manifestimi i madh "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në Zym", me ç'rast pritet të inaugurohet shtatorja e kryeheroit kombëtar shqiptar- Gjergj Kastriotit - Skënderbeu.

Mjetet (afro 30 mijë euro) për shtatoren e Skënderbeut, por edhe për rregullimin e ambientit e për organizimin e këtij evenimenti kulturor, i kanë siguruar banorët e Zymit, Shëngjergjit e të Bregdrinit, përkatësisht mërgimtarët e këtyre fshatrave që punojnë në shtetet e Ballkanit.

Megjithatë, Shoqata e Shkrimtarëve "Shtjefën Gjeçovi" të Zymit më 23 prill 2018 pati vendosur që në Zym të ngrihet monumenti i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

 

(Kosova Sot)